Trajnerët votojnë për Bajernin kampion
Trajnerët e Bundesligës votojnë për Bajernin e Mynihut, kampionë të Gjermanisë në sezonin 2009-2010: 16 nga 18 teknikët janë të bindur se, formacioni bavarez do të triumfojë në edicionin e ardhshëm, sipas një sondazhi të realizuar nga agjencia "Dpa". Luis van Gaal, trajneri i Bajernit, nuk do të kënaqej vetëm me kryesimin në Gjermani. "Objektivat e mi koincidojnë me ato të klubit. Synojmë titullin në Bundesligë e në Kupën e Gjermanisë. Në Champions duam të arrijmë të paktën në çerekfinale", thotë holandezi.