Beqiri te Bulonje, Berisha te Arminia
E ardhmja e Elvin Beqirit, mbrojtësit të Vllaznisë dhe të kombëtares shqiptare mund të jetë në ligën e parë franceze në radhët e ekipit të US Bulonje. Lajmi është bërë i ditur dje nga burmime pranë lojtarit, sipas të cilëve, Beqiri ndodhet aktualisht në Francë, ku i është nënshtruar testit pranë kësaj skuadre, të sapo ngjitur në fund të elitë e futbollit francez. Ndërsa Besart Berisha është përforcimi më i fundit i Arminia Bielefeld në merkaton e verës. Transferimi i sulmuesit shqiptar në klubin e Bundesligës II nga Bërnli në Premierligën angleze pritet të bëhet zyrtar gjatë javës së ardhshme. Të hënën, 24-vjeçari pritet të kryejë vizitat e detyrueshme mjekësore, ndërsa më pas do të hidhet firma në kontratë. Berisha është pjesë e Kombëtares shqiptare, ku ka shënuar 2 gola në 14 takime.