E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombëtarja zhvilloi sot stërvitjen e parë. Duro i dëmtuar

Ekipi kombëtar i futbollit, i drejtuar nga tekniku kroat Oto Baric, qe ka mbërritur sot në Hamburg të Gjermanisë, ka zhvilluar pasdite seancën e parë stëvitore në përgatitje për ndeshjen eleminatore të Euro 2008 me Bjellorusine me 2 shtator.
Shefi i Sektorit të Ekipeve Kombëtare në Federatën Shqiptare të Futbollit Besnik Cela, pohoi se kane ardhur shumica e futbollisteve, ndërkohë që ne mbremje pritet ardhja e Canaj, Dallkut dhe Currit. Ndërsa Shkëmbi dhe Beqiri do të mbërrijnë nesër, pasi ekipet ku aktivizohen sot kanë ndeshje".
Cela pohoi se mesfushori Duro është i demtuar dhe do i nenshtrohet një rezonance. Ekipi do të do të qëndrojë në Hamburg deri me 1 shtator, për t'u nisur me pas drejt kryeqytetit bjellorus, Minsk, ku do të luhet ndeshja me 2 shtator.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›