Zyrtare/ Shqipëri-Rumani në Stadiumin Kombetar “Qemal Stafa”

Përfundimisht ndeshja Shqipëri-Rumani do të luhet në stadiumin Kombëtar "Qemal Stafa". Arrihet marreveshja mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe drejtuesve te stadiumit kombëtar "Qemal Stafa" lidhur me fitimet nga biletat per ndeshjen mes Shqiperise dhe Rumanise, me 6 shtator per eleminatoret e Euro 2008. Këtë e bëri të ditur zëdhënesi i shtypit në FSHF, Lysjen Nurishmi, qe theksoi se "sot u arrit marreveshja mes FSHF dhe drejtuesve te stadiumit dhe u ra dakort që shifra të jetë 50% me 50%". Sipas tij, "FSHF-ja do të ketë të drejtën e prodhimit të biletave, ndërsa për shitjen e tyre do të ngrihet një komision i përbashkët FSHF-stadium".