Kuqo, një ëndërr shqiptare e importuar në Botëror

Skuadrat të ndryshme vazhdojnë të rrëzohen përballë Turqisë dhe Ermal Kurtoglu, sic njihet ndryshe, apo sic e njohim ne shqiptarët, Ermal Kuqo, thotë se Argjentina mund të jetë viktima e radhës. Turqisë i nevojitej një ftesë për të marrë pjesë në Botërorin e Basketbolli "Japoni 2006" dhe ajo e ka shfrytëzuar më së miri një gjë të tillë, pasi fitoi katër ndeshje në grupin C dhe më pas, ka mundur dje në turin e 16-shes, Slloveninë me rezultatin 90-84, duke siguruar një vend në cerekfinale. Pasi ka luajtur si një luan kundër Sllovenisë së lojtarëve të tillë si Rasho Nesterovic apo Primoz Brezec, shqiptari i përfaqësueses turke dha këtë intervistë për agjensinë e lajmeve, "Press Associated".
- Ermal, skuadra juaj ishte thjesht mbresëlënëse dhe po gëzoni një vazhdë të paimagjinuar më parë. Sa kohë do të zgjasë kjo?
- Shiko, ne nuk jemi një skuadër si Hirushja. Kjo nuk është një skuadër që erdhi këtu duke mos pritur asgjë nga vetja. Duke e parë nga jashtë, të gjithë thonin që ne nuk do të ishim në gjendje të arrinim këtë që kemi arritur. Unë besoj me të vërtetë, dhe kështu si unë beson e gjithë skuadra, që ne jemi këtu për t'i shkuar deri në fund.
- Keni menduar sesa larg mund të shkoni këtu në Japoni?
- Ne i marrim ndeshjet e këtij Botërori një nga një, për arsyen e thjeshtë se kjo është metoda më e saktë për të arritur sukses. Kështu duhet t'i bëjmë gjërat, të jemi të përqendruar dhe të disiplinuar. Kur erdhëm në këtë veprimtari, ne treguam një lojë me zemër dhe, për sa kohë të vazhdojmë ta bëjmë këtë, do të dhurojmë edhe supriza të tjera.
- Greqisë i pëlqen të flasë për 12 lojtarë të shkëlqyer dhe jo vetëm një "super-yll". A mund të themi të njëjtën gjë për Turqinë, edhe pse skuadra juaj ka disa lojtarë të rinj?
- Në një ndeshje të caktuar, gjithkush do të dalë e të bëjë gjuajtje të shkëlqyera, sic bëri sonte (dje) Engin Atsuri (i cili shënoi dy tripikësha të rëndësishëm në pjesën e katërt të ndeshjes kundër Sllovenisë). Të paktë janë njerëzit në Turqi që e njohin Engin Atsurin, sepse ai luan në kampionatin e basketbollit të kolegjeve në SHBA dhe ai nuk transmetohet në Turqi. Por ai po tregon se është lojtar për t'u marrë në konsideratë dhe kjo është e rëndësishme, madje shumë e rëndësishme nga një lojtar që nuk ka lujtuar në "Euroligën" kontinentale. Kur ke nëntë lojtarë që bëjnë të njëjtën gjë atje dhe kjo është e rëndësishme.
- Ky vit ka qenë ndryshe nga ai i shkuari, kur ju nuk luajtët edhe aq mirë në kampionatin evropian…?
- Ne shkuar në Serbia për të fituar një medalje dhe arritëm të marrim vetëm një fitore, edhe atë në kohën shtesë kundër Bullgarisë. Dhe, të gjithë sivjet po thonin se ne mezi do të arrijmë të mundim Katarin, por, ja ku jemi, në cerekfinale dhe do të jemi këtu deri në fund. Gjithsesi, ne jemi midis 8 skuadrave më të mira të botës.
- Shkaktuat katër faulla në pjesën e tretë, por, gjithsesi arritët të luanit deri në fund të ndeshjes. Su shpjegohet që luajtët po aq fort sa c'bëtë, pasi ju thuajse e nxorrët një kundërshtar nga fusha? Nuk ju trembet ideja e shkaktimit të një faulli të pestë?
- Ne besojmë te njëri-tjetri dhe unë as që po mendoja se kisha katër faulla në kurriz. Pak rëndësi ka se kush luan në parket, pasi të gjithë luajnë me zemër dhe japin maksimumin.
- Sllovenia kryesoi 79-74 kur kishin mbetur edhe 3 minuta e 38 sekonda për t'u luajtur. A kishit, për ndonjë cast, dyshim në veten tuaj?
- Jo. Kjo ka të bëjë me zemrën dhe, kur beson se mund ta arrish dicka, nuk jepesh deri në fund. Ne nuk do ta lejojmë askënd të na thotë se nuk e meritojmë dicka.
- Tani ju pret në cerekfinale Argjentina, kampionia olimpike. Cfarë mendoni për të?
- Ata kanë talente në gjirin e tyre dhe luajnë si skuadër. Unë mendoj se ata janë skuadra më e mirë në botë, madje, do të thoja edhe më e mirë sesa ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por kjo nuk përbën ndonjë problem për mua, sepse ndeshje si kjo janë ato që dëshiron me të vërtetë një basketbollis. Kjo është veprimtaria më e madhe në botë e basketbollit dhe s'mund të kërkosh më tepër se kaq.
Përgatiti: Altin B. Kodra