E Diel, 1 Nëntor 2026

Trajneri Josip Kuzhe i bën presion Maincit për Hykën

Ndërhyrja Tekniku Heidel i këshillon mesfushorit 22-vjeçar largimin

E ardhmja e Jahmir Hykës vazhdon të mbetet enigmë. Drejtuesit e klubit të Bundesligës, Mainc, por edhe stafi teknik i kanë këshilluar mesfushorit shtatshkurtër që të gjejë një skuadër tjetër, ku do të ketë mundësi të aktivizohet dhe të rritet si lojtar. Por, për momentin nuk ka asgjë të re rreth situatës së 22-vjeçarit kuqezi. “Nëse deri më 1 shtator Hyka do të jetë te Mainci, kjo do të ishte një vetëvrasje sportive”, deklaroi trajneri Kristian Heidel. Drejtuesi i stolit të surprizës së sezonit të kaluar në elitën e futbollit gjerman, vuri në dukje edhe presionin që Josip Kuzhe i ka bërë Maincit. Duke shfrytëzuar marrëdhëniet e tij me disa prej drejtuesve të klubit ku ka punuar si trajner (në periudhën 1992–1994), trajneri i Kombëtares shqiptare ka kërkuar më tepër hapësira për lojtarin. Heidel shtoi: “Ish-trajneri i Maincit, Kuzhe, i cili aktualisht punon me Hykën në Kombëtaren shqiptare, është shprehur se fakti që Jahmiri vetëm stërvitet dhe nuk luan i krijon probleme skuadrës së tij”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›