E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyrtare: Portieri Samir Ujkani edhe një vit huazim te Novara

Marrëveshja Klubi i Serisë B ka arritur të bindë Palermon për të mbajtur “gardianin”

Samir Ujkani do të vazhdojë aventurën te Novara. Portieri i Kombëtares shqiptare ishte një prej elementëve më të spikatur të klubit piemontez gjatë sezonit të kaluar dhe një prej heronjve që e rikthyen skuadrën në Serinë B pas 33 vjetësh mungesë. Pas bisedimeve me drejtuesit e Palermos, klubit që ka në pronësi kartonin e “gardianit” 22-vjeçar, Novara arriti të siguronte edhe për një sezon shërbimet e Ujkanit. Në fakt, në akordin mes dy klubeve italiane ka ndikuar edhe vullneti i lojtarit kuqezi, i cili ka preferuar të ketë një rol protagonisti në Serinë B. Nëse do të qëndronte te sicilianët, portieri i lindur në Vushtri do të ishte i detyruar të ulej në stolin e rezervave, pasi numri 1 i skuadrës është Salvatore Sirigu. Ky i fundit ishte një prej zbulimeve të sezonit të kaluar në kampionatin italian dhe paraqitjet e mira me Palermon i “dhuruan” një vend në përfaqësuesen italiane, por në fund Lipi zgjodhi të mos e merrte në Kupën e Botës 2010, të zhvilluar në Afrikën e Jugut.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›