E Diel, 1 Nëntor 2026

Trajneri: “Salihi nuk po tregon atë që pres”



Të shtunën në kryeqytetin austriak, Vjenë, do të luhet derbi i 292-të midis Rapidit të Vjenës dhe Austrisë së Vjenës. Me një fitore, Rapidi i Hamdi Salihit do të distancohej me tri pikë ndaj rivalëve të përjetshëm. Gjithsesi, sulmuesi shkodran duket se nuk do ta nisë këtë ndeshje nga minuta e parë. Në sulm do të jetë Nikica Jelaviç, ndërkohë që si partner i dytë i tij janë tre të tjerë në garë Hamdi Salihi, Rene Gartler dhe Mario Konrad "Asnjë nga të tre nuk po tregon atë që unë pres prej tyre”, - Është trajneri Peter Pacult që e deklaroi këtë për faqen austriake Oe24.at.

Fiton Kapllani, humbet Berisha

TuS Koblenz arriti një fitore bindëse 2-0 në transfertën me Rot Ëeiss Ahlen, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të Bundesligës 2 gjermane, duke marrë tri pikë të çmuara në luftën për mbijetësë në këtë kompeticion, tashmë në vend të parafundit. Vetëm sulmuesi Edmond Kapllani është aktivizuar në këtë takim (u ndëshkua me karton të verdhë), ndërkohë që Ervin Skela dhe Shqipran Skeraj qëndruan gjatë kohës në stol. Besart Berisha vazhdoi ritualin e tij të aktivizimeve me pikatore në humbjen 2-1 të Arminia Bielefeld në transfertë me Alemania Aahlen. Sulmuesi kosovar hyri në lojë në minutën e 83-të (zëvendësoi Katongo), kur rezultati ishte vendosur qysh në pjesën e parë. Hannover 96 i Altin Lalës do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme kundër Eintracht Frankfurt, ku objektivi i vetëm janë tri pikët, ashtu siç u përmbush edhe misioni “anti-Freiburg”. Kapiteni i Shqipërisë u dëmtua lehtë ditën e mërkurë, ndërkohë që një ditë më pas, të enjten, kreu vetëm vrapime të lehta. Gjithsesi, trajneri i tij, Mirko Slomka, thotë për ndr.de: “Është bërë më mirë. Ne shpresojmë, që Altin të jetë gati për ekipin”

Ujkani, drejt rikuperimit të plotë

Novara e Samir Ujkanit do të luajë të dielën ndeshjen e madhe kundër Peruxhias, kur mungojnë edhe tetë javë nga përfundimi i sezonit në Lega Pro (kategoria e tretë italiane). Lajme të mira për portierin shqiptar të Kombëtares, i cili është në rikuperim e sipër pas operacionit në menisk. Nga ana tjetër, kosovari tjetër Rijat Shala edhe pse ka bërë një stërvitje të diferencuar do të jetë në dispozicion të trajnerit.

Eliminimi i Real Madrid, kostoja 82 mln USD

Eliminimi nga Liga e Kampioneve nga Lioni rrezikon t’i kushtojë shtrenjtë Real Madrid të Florentino Perez. Sipas një vlerësimi paraprak klubi spanjoll ka lënë në rrugë e sipër 82 milionë dollarë. Nuk kanë mjaftuar as blerjet e kushtueshme gjatë verës së kaluar të Cristiano Ronaldo e Kaka, për t’i dhënë mundësinë Real të rikthehet fuqishëm në skenën europiane.

Oferta “Angli 2018” vlen 3.2 mld sterlina

Nëse rast kandidatura e Anglisë për të organizuar Kampionatin Botëror të futbollit në vitin 2018 do të miratohet nga FIFA, ekonomia britanike mund të përfitojë rreth 3.2 miliardë sterlina. Rezultati është fryt i kërkimeve të komitetit promotor NPOËER. 82 për qind e trajnerëve besojnë se Kupa e Botës do të zhvillohet në Angli, teksa për herë të parë dhe të vetme është organizuar në vitin 1966, ku vendasit fituan edhe kampionatin ne finalen kundër Gjermanisë.

Ançeloti: “Milani mund të fitojë titullin”

“Milani që pashë kundër Mançester Junaitid ishte me të vërtetë i shëmtuar, por kuqezinjtë mund të fitojnë titullin”. Ky është mendimi i Karlo Ançelotit. “4-0 ndaj Milan ishte i hidhur, veçanërisht për një milanist si unë, - pohoi ish-trajneri kuqezi, - gjithsesi mund të ndodhë në një mbrëmje të vetme”. Jashtë Ligës së Kampioneve, për Ançelotin Milani tani mund të ngushëllohet me “scudetton”. “Milan mund ta bëjë dhe tani mund të përqendrohet totalisht në kampionat”, - përfundon Ançeloti.

Venger: Jo, bankinës së Real Madrid

Jo Realit të Madridit. Arsen Venger e përjashtoi veten nga lista e kandidatëve për bankinën në “Santiago Bernabeu”. I kërkuar edh gjatë verës së kaluar, trajneri francez i Arsenal, Arsen Venger është rikthyer në listën e kandidatëve të mundshëm për të zëvendësuar Manuel Pellegrini, i destinuar të shkarkohet pas eliminimit të parakohshëm nga Champions League. “Do të respektoj kontratën time dhe do të qëndroj deri në vitin 2010, nuk ekziston asnjë alternativë tjetër”, - deklaroi tekniku i “Topçinjve”.

Drogba, lojtari më i mirë afrikan 2009

Didier Drogba është përzgjedhur nga Konfederata Afrikane e Futbollit si lojtari më i miri afrikan i vitit 2009. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, i cili pason togolezin Emmanuel Adebayor, e ka fituar këtë çmim më parë edhe në vitin 2006. “Pyka” e Chelsea fitoi ndaj sulmuesit kamerunas të Inter, Samuel Eto'o dhe ganezin Michael Essien, shokun e tij të skuadrës londineze.

13 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›