E Diel, 1 Nëntor 2026

Trajneri Stiv Brus refuzoi të rrezikojë Canën, i dëmtuar në ije

Sandërlendi Skuadra e “maceve të zeza”, e shqetësuar për formën e kapitenit

Trajneri Stiv Brus bëri të ditur se Lorik Cana nuk ishte i disponueshëm të shtunën pas një dëmtimi në ije. Kapiteni shqiptar i Sandërlendit ishte parashikuar për të qenë në stol ndaj Totenhemit, por ai u hoq nga lista gjatë nxehjes. Cana kishte vuajtur gjatë gjithë javës nga ai problem, por para ndeshjes u mendua se ekzistonte frika se mos dëmtimi përkeqësohej. Duke pasur parasysh se më pas do të vijnë mjaft ndeshje të rëndësishme, trajneri Brus vendosi të mos e rrezikonte më tej kapitenin e tij, duke e lënë edhe jashtë stolit. Tekniku i “maceve të zeza” u shpreh i pasigurt, nëse mesfushori shqiptar do të jetë i gatshëm për transfertën ndaj Uest Hemit të shtunën, por i pohoi se do ta lërë Canën pushim deri në shërimin e plotë. “Cana kishte vuajtur gjatë javës, por ndjeu dhimbje edhe gjatë nxehjes”, tha Brus për sajtin zyrtar të klubit. Unë nuk dua të rrezikoj askënd në këtë fazë të sezonit. Të shohim se si do të jetë gjatë javës”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›