Junajtid do 50 milionë për ‘Chicharito’-n
Sulmuesi i Mançester Junajtid, Havier Hernandez është ende nën radarin e Real Madridit, por ndoshta Los Blancos mund të bezdisen nga kërkesat e Djajve të Kuq. ‘Marca’ shkruan se Real Madridi është në ndjekje të Adebajorit, Kloses dhe Hernandezit. Për këtë të fundit, thuhet se Real Madridit i është thënë nga drejtuesit e ‘Old Trafford’ që hyrja në negociata kushton 50 milionë euro.