E Shtunë, 31 Tetor 2026

Coates preferon Liverpoolin

Nga Express më 25 gusht 2011 në ora 16:30

Sebastian Coates ka konfirmuar se do të preferonte transferimin në Liverpool në vend të Manchester Cityt.

Të dyja klubet nga Premierliga kanë paraqitur oferta për qendërmbrojtësin uruguaian, i cili aktualisht luan në vendlindjen e tij te Nacional.

“Preferoj Liverpoolin para Manchester Cityt, por duhet të shoh ofertat e tyre dhe t’i krahasoj ato. Të kem ndihmë nga Luis Suarez do të ishte shumë e rëndësishme. Do të shkoj në Angli, tani mungojnë vetëm disa detaje”, tha Coates për të përditshmen uruguaiane Ovacion.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›