E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajneri i R. Madridit Mourinho nuk terhiqet

I kryqëzuar nga mediat dhe i përfolur në lidhje me të ardhmen e tij, trajneri i Realit të Madridit, Jose Mourinho nuk dorëzohet. Skuadra e tij u mund në ndeshjen e fundit të kampionatit spanjoll 1-0 nga Osasuna, duke thelluar në shtatë pikë diferencën me Barcelonën, por tekniku portugez nuk tërhiqet, duke thenë se do të respektojë kontratën me klubin madrilen, përpos zërave mediatikë për largimin e tij në fund të sezonit.

“Unë vazhdoj punën  me skuadrën, duke synuar objektivat sezonalë. Kemi dhënë maksimumin dhe do të vazhdojmë të bëjmë më të mirën tonë në të ardhmën. Dëgjoj shumë gjëra por unë jam i përqëndruar te puna ime me Realin e Madridit dhe tek ato që duam të fitojmë”, ka bërë të ditur Jose Mourinho, i cili si gjithmonë ka gati një justifikim. Sipas tij forma e dobët e skuadrës së tij vjen si pasojë e kalendarit të ngjeshur. Përvec kampionatit, Reali i Madridit është impenjuar javët e fundit edhe në Kupë, ndërsa tekniku portugez është shprehur se lojtarët e tij nuk janë mësuar të luajnë dy ndeshje në javë.

“Nëse shihni vitet e fundit, Reali nuk është impënjuar në Kupë, duke u eliminuar që në fazën e parë apo të dytë, për t’iu përkushtuar vetëm kampionatit. Këtë sezon është ndryshe dhe lojtarët nuk janë mësuar të luajnë dy ndeshje në javë”, ka përfunduar Mourinho, i cili sipas mediave spanjolle do të largohet në fund të sezonit, nëse nuk fiton titullin kampion në Spanjë, apo Ligën e Kampioneve në Evropë.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›