21 janari presidenti nuk deshmon. Peci Kerkesa e paligjshme

Presidenti Bamir Topi pritet të mos i përgjigjet thirrjes së komisionit hetimor për të dëshmuar për ngjarjet e 21 janarit. Një ditë para datës së caktuar nga komisioni, për të dëshmuar, presidenti reagoi përmes këshilltari të tij juridik Spiro Peci. Paraqitja e presidentit në komision është e pakuptimtë dhe e palejueshme dekalori zoti Peci. Referuar ligjeve theksoi dëshmia merret në selinë ku presidenti ushtron detyrën.
“Dëshirojmë të theksojmë se Komisioni Hetimor në kërkesën e vet, që Presidenti i Republikës të paraqitet para tyre për të dëshmuar, është në kapërcim të kompetencave duke shkelur ligjin. Po ju lexoj nenin 162 të Kodit të Procedurës Penale që titullohet “Marrja e dëshmisë së Presidentit të Republikës dhe të nëpunësve të shtetit”, në të cilin thuhet: Dëshmia e Presidentit të Republikës merret në selinë ku ai ushtron funksionet e Kryetarit të Shtetit. Pra, siç del e qartë nga përmbajtja e këtij neni, Presidenti nuk mund të thirret për t’u paraqitur ashtu siç kërkon Komisioni Hetimor, por jo vetëm kaq. Atij në dallim nga funksionarët e lartë të shtetit, nuk i lejohet të paraqitet para Komisionit, Gjykatës apo dhe Prokurorisë”, tha Spiro Peci këshilltari juridik I presidentit
Këshilltari juridik i kreut të shtetit, e quajti joligjore edhe kërkesën tjetër të komisionit hetimor për të disponuar tabulatet e telefonave të disa drejtuesve të institucioneve mes të cilëve dhe presidenti. Sipas tij ligji ia njeh këtë të drejtë vetëm prokurorisë.
“Që në fillim, dëshiroj të theksoj, që Komisioni Hetimor në kërkesën e vet është në shkelje të hapur të ligjeve të këtij vendi. Pa përmendur Kushtetutën e Republikës, apo Konventën Europiane e të Drejtave të Njeriut, të cilat mbrojnë të drejtën e privatësisë së shtetasve”, vijoi Peci.
Komisioni parlamentar po heton për grusht shteti më 21 janar. Deri tani kanë dëshmuar kryeministri dhe ministri i Brendshëm Lulzim Basha, ai i Shërbimit Informativ Shtetëror, por edhe zyrtarë të tjerë.
Taulanta Boja