E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajneri i Skenderbeut Levi synon kupen

Ai do të përpiqet të jetë trajneri i parë që t’i japë Skënderbeut edhe kampionatin, edhe kupën. Stanislav Levi tregon, në prag të finales ndaj Tiranës se skuadra e tij duhet thjesht të përpiqet të bëjë detyrën, pa e pasur mendjen tek kundërshtari.
Është fund sezoni dhe natyrshëm që pyetjet janë edhe për të ardhmen. Çfarë do të bëjë Levi? Ndoshta, do ta drejtojë Skënderbeun edhe në Champions.
Është hera e parë që Kupa e Shqipërisë ka një finale Skënderbeu-Tirana dhe hera e parë që korçarët mund të quhen favoritë në një finale të tillë. Stanislav Levi e di këtë, por pret përfundimin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›