E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajneri i Ukraines kercenon gazetarin

Oleg Blokhin nuk e kontrolloi dot veten në konferencën për shtyp pas ndeshjes që Ukraina humbi me Anglinë 1-0 duke u eliminuar nga EURO 2012.

Tekniku i kombëtares ukrainase reagoi shumë keq kur u pyet nga një gazetar vendas nëse skuadra e tij nuk ishte në formën e duhur fizike.

“Respekto punën time! Po deshe dalim jashtë tek për tek dhe e zgjidhim këtë çështje si burrat”, u përgjigj i inatosur Blokhin.

“Unë kam qenë vetë futbollist dhe ti duhet ta respektosh këtë gjë. Ke luajtur ndonjëherë futboll? Jo. Atëherë më respekto mua dhe punën time!”, shtoi Blokhin.
Euro2012Blatter: Teknologjia është e domosdoshmeBlanc: Ndaj Spanjës të luajmë si KroaciaCassano: E ëndërroja një gol të tillë
“Nuk lejoj askënd të kritikojë ekipin tim. Nëse je burrë, dalim jashtë tek për tek”, përsëriti ish-futbollisti i shquar ukrainas.

Ukraina përfundoi në vendin e tretë të grupit D të EURO 2012 duke mos arritur të kualifikohet për në çerekfinalet e kompeticionit ku ishte një nga vendet mikpritëse së bashku me Poloninë.

Euro2012
Blatter: Teknologjia është e domosdoshme
Blanc: Ndaj Spanjës të luajmë si Kroacia
Cassano: E ëndërroja një gol të tillë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›