Ekonomia, SHBA e pasigurt
Drejtori i Bankës Qendrore Amerikane, Ben Bernanke, ka njoftuar se parashikimi i ekonomisë amerikane, si asnjëherë tjetër është i pasigurt. Tregjet aziatike gjithashtu kanë pësuar rënie. Bernanke tha se mund të ishte e nevojshme të merreshin masa të mëtejshme për të stimuluar ekonominë, nëse do të ketë lëkundje në rimëkëmbjen e saj. Ai gjithashtu mirëpriti faktin se edhe vendet europiane po merrnin masat e duhura për të përforcuar sistemet e tyre financiare. Edhe vendet europiane, ashtu si Amerika, kanë vendosur një sistem testimi të bankave, rezultatet e të cilave priten të dalin këtë javë. “Ende nuk dihet nëse rezultatet do të jenë të suksesshme, por është e qartë që Europa është e fokusuar dhe e vendosur në zgjidhjen e krizës. Dhe për mendimin tim, ndikimi i krizës europiane në tregjet financiare botërore është pakësuar, gjë që është në favor të ekonomisë sonë”, tha Ben Bernanke.
#