E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajnuesit e policisë, në Kabul. Berisha: Arritje

TIRANË- Me një ceremoni të vecantë është përcjellë sot grupi i oficerëve shqiptare, që nisen për trajnimin e policisë afgane, në Kabul.

Kreu i qeverisë, Sali Berisha duke i dorëzuar flamurin shqiptare ka përgëzuar policinë për arritjet e shumta dhe kontributin në shndërrimin e Shqipërisë, në vend të sigurtë, për kontributin e tyre të madh për jetën, sigurinë, pronën e qytetarëve.

Ai e ka quajtur moment shumë të vecantë përcjellim e 5 oficerëve në një detyrë shumë të rëndësishme, atë të trajnimit të policisë afgane. Ky është misioni i parë paqëruajtës i Policisë së Shtetit shqiptar dhe përbën dhe një arritje madhore. Kjo vjen si rezultat i një preformance të shkëlqyer në rritje të efektivit të policisë së shtetit në zbatim të ligjit në mbrojtje të jetës dhe bashkëpunimit të shkëlqyer me policitë e vendeve mike- tha Berisha.

Kryeministri ka garantuar efektivët se qeveria do të bëjë gjithcka për suksesin e plotë të veprimtarisë së tyre në Kabul dhe mbështetjen në rritje të efektivit të policisë së shtetit në përmbushjen e detyrimeve të veta ligjore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›