E Diel, 1 Nëntor 2026

Trajtim edhe familjeve të policëve të vrarë që nga 91

Premtimi

Projektligji për policët e vrarë në krye të detyrës pritet që për herë të parë të trajtojë me ndihmë edhe familjet e atyre që kanë rënë para vitit 1999. Sipas një vendimi të qeverisë, deri sot kanë përfituar vetëm familjet e policëve të vrarë pas këtij viti dhe jo ata të vrarë më parë. Që prej vitit 2009, ministri Basha informoi se po përgatitet një projektvendim që do të shkojë për miratim në Këshillin e Ministrave për trajtimin financiar të familjeve të punonjësve të policisë që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës, ku përfshihet periudha që nga 31 marsi 1991 dhe shumë shpejt do të nisë puna për rishikimin e statusit të punonjësve të policisë. Sipas këtij projektvendimi, bashkëshortet e punonjësve të policisë të rënë në krye të detyrës do të përfitojnë të ardhura të plota deri sa fëmijët të arrijnë moshën 18-vjeçare. Tashmë, projektligji pritet të kujtojë më në fund, pas 11 vjetësh, edhe familjet e policëve të vrarë që prej vitit 1991. Megjithatë, kjo pritet të zgjidhet me udhëzimet përkatëse të ministrit të Brendshëm, pasi ligji të kalojë në Kuvendin e Shqipërisë. Më pas, nëse nuk do të ketë pengesa, mendohet të shpërblehen familjet e gjithë atyre personave që kanë dhënë jetën për shtetin, duke kryer detyra të natyrës së veçantë përballë krimit, që është shfaqur ndër vite me të gjitha format e tij.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›