Sistemi TIMSBasha: Kufiri i ruajtursipas standarteve Shengen
TIRANE- U organizua sot një ceremoni mes ministrisë së Brendshme dhe Ambasadës Amerikane, ku iu dhurua policisë së shtetit Sistemi Total i Kontrollit të Informacionit TIMS. Gjatë fjalës së tij, ministri i Brendshëm Lulëzim Basha u shpreh se ky sistem ka kontribuar në sigurimin e kufijve të Shqipërisë, duke bërë të mundur edhe rekomandimin e Komisionit Europian, për liberalizimin e vizave me Shqipërinë.
“Vënia në funksionim të plotë e këtij sistemi ka bërë të mundur që policia e shtetit, në vecanti policia e kufirit dhe emigracionit të realizojë, në përputhje të plotë me standartet Shengen mandatin e saj”, - theksoi Basha.
Më tej ishte drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Hysni Burgaj i cili falenderoi në këtë rast Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për mbështetjen që i kanë dhënë për gjatë këtyre viteve policisë së shtetit në mënyrë që ajo të arrijë profesionalizmin e nevojshëm.
“Falë këtij sistemi është përmirësuar ndjeshëm efikasiteti dhe arritjet e struktuarave policore në sigurimin e kontrollit të kufijve si dhe në luftën kundër trafikimit të personave, narkotikëve dhe terrorizmit nëpërmjet përdorimit të sistemeve të integruara moderne”, - deklaroi Burgaj.
Në përfundim të fjalës së tij nënvizoi se dhurimi i pajisjeve të sistemit tims nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është shprehja e qartë e vazhdimit të bashkëpunimit me këtë partner të rëndësishëm.
(m.a/News24/BalkanWeb)