Miqte e Noizy e Stresi, nis gjykimi
28/07/2010 Ngjarja më 23 maj tek Presidenca
TIRANE- Përplasja me armë mes grupeve rivale të rrepit “Noizy” dhe “Stresi”, ka bërë që Prokuroria e Tiranës të verë nën akuzë dy persona, të cilët janë pjesë e grupit të këngëtarit Arkimend Lushaj (Stresi). Ermal Gjiçi dhe Jetnis Dollapaj janë dy personat e vënën nën akuzë nga Prokuroria, e cila më 23 korrik ka dërguar çështjen penale në gjykatë duke i akuzuar të pandehurit për veprën penale të “kanosjes”, “prishjes të qetësisë publike” dhe “armë mbajtjes pa lejë”. Dosja penale me nr.1802 tregon rrethanat e përplasjes me armë të datës 23 maj, ngjarje kjo e ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” midis presidencës dhe pallatit të kongreseve. Sipas kërkesës për gjykim të përpiluar nga Prokuroria e Tiranës ky sherr, pason një seri konfliktesh të tjera që kanë ndodhur mes grupit të këngëtarit Noizy dhe “Stresit”. Në kërkesën për gjykim thuhet se disa javë para se të ndodhte përplasja me armë, dy grupet rivale, u konfliktuan në afërsi të shkollës së mesme “Sami Frashëri”, ku një grup personash mes të cilëve Denis Dollapaj dhe disa të tjerë u përplasën me grupin e Rigels Rajkut (Noizy). Nga përplasja mbeti i plagosur Denis Dollapaj, si dhe Durim Vitrina, të dy pjesëtarë të grupeve rivale. Sipas Prokurorisë, ky konflikt ka shërbyer që palët t’i kthehen replikave dhe sharjeve në distancë, duke shkëmbyer mesazhe dhe komente në Facebook, e madje nuk kanë munguar tonet kërcënuese mes palëve. Kjo situatë ka çuar në degradimin e bisedave, deri në atë pika sa më 23 maj të këtij viti, në momentin që “Noizy” dhe fansat e tij po hynin në pallatin e kongreseve për të performuar në “Top Fest”, Jetnis Dollapaj dhe Ermal Gjiçi kanë qëlluar në drejtim të Rigels Rajkut. Ky i fundit kishte parkuar në krahun jugor të Pallatit automjetin e tij të markës Merecedez- Benz, në ngjyrë gri me targa DR 1966 F. Nga mjeti zbritën një nga një edhe pjesëtarët e grupit si dhe fansa të Noyzit. Ky i fundit sapo ishte larguar nga mjeti, kur në këtë drejtim është qëlluar me breshëri automatiku. Breshëritë e automatikut, nuk kapën asnjë prej personave. Ndërkaq një patrullë e komisariatit nr.1 që ndodhej në vendin e ngjarjes, ka nisur ndjekjen e autorit të dyshuar të krimit. Sipas policisë, ai është Jetnis Dollapaj, 24 vjeç, me banim në kryeqytet. Blutë i janë kundërpërgjigjur autorit të dyshuar të krimit duke qëlluar disa herë me pistoletë në ajër, me qëllim që autori të ndalonte. Në këtë moment Dollapaj ka lëshuar armën dhe ka nisur të largohet në drejtim të stadiumit “Qemal Stafa”, ku është bllokuar nga shërbimet e policisë së kryeqytetit. Blutë kanë nisur kontrollet e tyre në mjetin e grupit të Noyzit nga Durrësi dhe është vënë re se në bagazh, kishte sende të ndryshme të forta si shkopinj bejzbolli, thika dhe sende të tjera të forta dhe të mprehta. Në vendin e ngjarjes ekspertët pas shkëmbimit të zjarrit, administruan në cilësinë e provës materiale disa gëzhoja plumbash të kalibrit 9 mm, që i përkasin automatikut të bllokuar pak metra larg vendit të ngjarjes. Arma e zjarrit i përket markës “PM4” (Skorpions), një armë e një prodhimi të vjetër. Po kështu janë bllokuar nga policia, doreza boksi, thika, dhe shkopinj bejzbolli në automjetin me të cilin mbërriti Nozy.
E. Qyno