U vetëvar apo u vra?! Mbyllet cështja për Mikel Ajcen
KORCE-Gjykata e Shkallës së Parë e Korcës ka rrëzuar sot kërkesën për hetim të prindërve të 17 vjecarit, Mikel Ajces, trupi i të cilit u gjet i pajetë varur në një pemë në Bilisht më 22 Shkurt të vitti 2008.
Prindërit kërkuan hetim dhe zhvarrosjen e trupit të të riut për të zbardhur ngjarjen e cila sipas fakteve të mbledhura prej tyre është një vrasje e mirëfillltë, por kjo kërkesë është rrëzuar sot nga Gjykata e Faktit në Korcë.
Vendimi për moshapjen e hetimeve u mor sot gjatë seancës së parë në Gjykatën e Shkallës së Parë pas disa seansace të shtyra nga kjo Gjykatë për këtë cështje. Të pranishëm në sallë ishin prindërit e Mikel Ajces të cilët pretendojnë se djali i tyre është vrarë dhe jo vetëvrarë.
Gjyqtarja Sonila Voskopi e argumentoi se për të rinisur hetimet nevojiten argumenta të fortë per rihapjen e dosjes. Ishin prindërit e 18-vjecarit të cilët dorëzuan gjykatën e Korcës më 15 mars të këtij vitit kërkesën për rihapjen e cështjes.
Ngjarja dhe pretendimet e prinderve
Trupi i Mikel Ajces u gjet i pajetë varur në një pemë në Bilisht më 22 Shkurt të vitit 2008. Ngjarja e rëndë e shkurtit 2008 u rikthye në vëmendjen e opinionit publik, pasi prindërit kanë vendosur të flasin duke kërkuar madje zhvarrosjen e 17 vjecarit. Prindërit e 18-vjeçarit Mikel Ajce nga Bilishti, i cili u gjet i varur në litar pas përjashtimit nga shkolla një vit më parë, pretendojnë se djali i tyre është vrarë nga përfaqësues të stafit mësimdhënës. Sipas tyre, i riu është varrosur me shenja dhune në trup, në pjesën e poshtme të tij, deri në heqjen e organeve gjenitale.
“I thashë doktorit në morg që djali nuk ka shenja të litarit në qafë, ai nuk mu përgjigj. E pyeti dikush tjetër pse kishte një goditje në fund të barkut, në anën e djathtë dhe doktori tha se i kishte zorrët e prishura. Duam vetëm të vërtetën” thonë prindërit.
Vjollca dhe Halim Ajce, prindërit e Mikelit deklarojnë se ai u vra në mënyrë makabre pas dhunës së ushtruar ndaj tij dhe më pas drejtori i shkollës bashkë me persona të tjerë sajuan vetëvrasjen, duke bërë gati dhe një letër lamtumire e cila nuk mbërriti kurrë në duart e tyre.
Ata kanë kërkuar nga ana e gjykatës së Korcës rinisjen e hetimeve, pasi dyshojnë se djali i tyre nuk ka gjetur vdekjen si pasojë e vetëvarjes, siç konkluduan hetimet në kohën e ngjarjes, por është vrarë nga tre persona në ambientet e shkollës dhe më pas është inskenuar vetëvarja për të humbur gjurmët.
(d.b/BalkanWeb)