Traktati i Atlantikut do të mblidhet në Tiranë
10/03/2010 Takimi i Berishës
Kryeministri Sali Berisha priti dje Sekretarin e Përgjithshëm të Shoqatës së Traktatit të Atlantikut, Troels Froling dhe konfirmoi mbështetjen për organizimin e Asamblesë se Përgjithshme të saj në Tiranë, në vjeshtë të vitit 2010. Shoqatat e vendeve anëtarë të kësaj organizate ndërkombëtare të Atlantikut kanë në radhët e tyre personalitete të shquara të politikës, jetës akademike, shoqërisë civile dhe të tjerë, të më shumë se 42 vendeve.
Berisha vlerësoi punën dhe kontributin e Shoqatës së Traktatit të Atlantikut (ATA) për informimin e publikut dhe promovimin e vizionit për paqen, sigurinë globale dhe vlerave të lirisë e demokracisë, që mbron Aleanca e Atlantikut të Veriut. Kurse Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Traktatit të Atlantikut, Troels Froling, e falënderoi përzemërsisht Kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohtë dhe në veçanti i shprehu mirënjohjen Kryeministrit Berisha për mbështetjen që Qeveria shqiptare, po i jep organizimit të Asamblesë së Përgjithshme të 56-të të Shoqatës së Traktatit të Atlantikut në Tiranë, në vjeshtë të vitit 2010. Në këtë ngjarje të rëndësishme pritet të marrin pjesë zyrtarë të lartë të NATO-s, personalitete të shquar nga 42 vendet anëtare e partnere të NATO-s që janë anëtarë të Shoqatës së Traktatit të Atlantikut, duke përfshirë edhe personalitete të larta politike të vendeve të rajonit tonë të Ballkanit Perëndimor.
Gjatë këtij takimi, Kryeministri e falënderoi Froling për mbështetjen që Shoqata e Traktatit të Atlantikut ka dhënë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.