Godinat e vjetra, kërcënim për fierakët
10/03/2010 Amortizimi i banesave
FIER- Banesat e vjetra vijojnë të mbeten një problem shqetësues që rrezikojnë jetën e banorëve në qytetin e Fierit. Amortizimi i tejskajshëm i tyre çdo ditë dhe më tepër po çon drejt rrënimit një pjesë të mirë të qendrës së qytetit. Janë me dhjetëra ndërtesa një dhe dykatëshe, që sot po përballen me degradimin total të mureve dhe mbulimit të tyre, të cilat rrezikojnë rënien nga çasti në çast. Tjegullat dhe drurët e përdorur për ngritjen e çative pothuajse janë shkatërruar fare. Ndërkohë që prishja e tyre kërcënohet edhe më shumë nga kushtet atmosferike. Shirat e ditëve të fundit në Fier kanë bërë që një pjesë e mureve të zhvishen prej suvasë, por së bashku me të edhe drurët kanë nisur të thyhen. Këto banesa janë në qendër të qytetit, pranë zonës në të cilën gjendet edhe tregu industrial i mallrave me shumicë. Tregtarët tregojnë se u është dashur që shpeshherë të përfshihen nga paniku, për shkak të rënies të materialeve të ndërtimit, sidomos në ditët me mot të keq .“Kemi pasur ditë që jemi trembur. Ja, dje, kur po binte shi, u shkëput një masë e madhe çatie dhe për pak sa nuk na zuri. U shmangëm, por na prishi dhe shkatërroi një pjesë të çadrës në treg, ndërsa disa veshje na i nxori jashtë përdorimit”, ka deklaruar Marjana Xhafa, tregtare e këtij tregu. Por megjithëse problemi i ndërtesave të vjetra të ndodhura në lagjen “Apolonia” është diskutuar disa herë, asnjë institucion vendor nuk ka marrë masa konkrete. Ndërkohë burime nga bashkia tregojnë se një tjetër variant i ri i mundshëm është edhe përfshirja në studimin e planit urbanistik të qendrës se qytetit. Ky studim mësohet të ketë një shtrirje në disa prej lagjeve të qytetit, ku lagjja “Apolonia” është kryesorja, çka i jep mundësi zhvillimi edhe kësaj pjese. Megjithatë, gjithçka pritet të vendoset gjatë mbledhjeve që do të zhvillojë këshilli bashkiak i këtij qyteti, i cili do të vendosë nëse do të ketë projekt për këtë zonë.