E Shtunë, 31 Tetor 2026

Transferet e fundit

Po e nisim me lajmin se Bale sapo kreu vizitat mjekësore

Victor Moses është transferi i tretë i mëngjesit për Liverpoolin, pasi më herët u prezantuan Sakho që erdhi nga PSG dhe Ilori nga Sporting Lisbon. Moses do të jetë i huazuar te Reds për një periudhë 1 vjeçare.

Demichelis kalon te City për 3.5 milion funta.

Stoke City nënshkruan kontratë 4 vjeçare me sulmuesin e Werder Bremen, Arnautovic.

Si duket Arsenali e nisë shpenzimin e parave me portierin, me portierin e Palermos Viviano, pasi siç duket ai po i kryen  vizitat mjekësore te Arsenali.

West Brom huazon lojtarin e Marseille, Morgan Amalfitano për një periudhë 1 vjeçare.

Vaz Te huazohet te Crystal Palace, nga West Ham.

Zyrtare: Milan deklaron se Kaka është lojtari më i ri i Rossonerëve.

Sipas shumë faqeve sportive Ozil shumë pranë Arsenalit, për një shume pre 40 milion funtash(45-50milion euro).

Tranquillo Barneta lë Schalken, kalon te Eintracht Frankfurt.

Denis Ceryshev, krah-sulmuesi i Realit, huazohet te Sevilla.

Sipas mediumeve angleze City nuk do ketë më shpenzime, afati kalimtar veror mbaron me Demichelis.

Bendtner lirohet nga kontrata me Arsenal, i mbetet të gjej ekip.

Kapiteni Stutgart, Serdar Tasci, kalon te Spartak Moscow, për 3,6 milion euro.

Sky Sport lajmëron se Mesut Ozil, është duke i kryer vizitat mjekësore për Arsenalin, në një klinikë në Munich.

Në Gjermani Hertha Berlin ka nënshkruar me dy mesfushorë: Per-Ciljan Skjelbred të Hamburg dhe Tolga Cigerci të Wolfsburg.

Fabio Borini po i kryen vizitat mjekësore te Sunderland, huazimi i mundshëm.

Crystal Palace nënshkruan kontratë 4 vjeçare me mbrojtësin e Huddersfield, Hunt.

Sampdoria huazon Andrea Petagnan, sulmuesin e ri të Milanit.

Juventus shet mesfushorin Marrone te Sassuolo.

Kaka prezantohet me fanelë të Milanit.

Aston Villa afër nënshkrimit me sulmuesin e Lazios, Libor Kozak.

Herrera i shtrenjtë, tani objektivi kryesor i United belgu Fellaini.

Everton nënshkruan me lojtarin e Portos, Fernando për një shumë prej 15 milion funtash gjë që hap rrugën e kalimit të Fellainit te United.

Kompletohet huazimi i Borini te Sunderland.

Odemwingie kryen vizitat mjekësore te Cardiff.

Spurs kuoton huazimin e Hulk nga Zenit për 8.5 milion funta.

Everton pothuaj arrin marrëveshje me Mcarthy të Wigan.

Abdul Razak i Manchester City huazohet te Anzhi.

Demba Ba sipas shumë mediave, është shumë afër transferimit te Arsenali.

Stephen Ireland kalon nga Aston Villa te Stoke City, për një periudhë 1 vjeçare.

Martin Jole i hapur pëe oferta për treshen e Fulham, Methew Briggs, Kerim Frei dhe Chris David.

Unietd e ngre ofertën në 36 milion euro në përpjekje ta rrëmbej Andre Herreran e Bilbaos.

Adan ndërpret kontratën me Real Madridin.

Roma në tratativa me Genoan për Borriellon, mundësitë e blerjes, Demba Ba dhe Qugliarella.

Ola John i Ajax afër Benficës.

Juan Mata i vetmi deri më tani që nuk po përmendet as për një kalim apo qëndrim të mundshëm.

Zyrtare:Jaroslav Plasil, huazohet te Catania nga Bordeaux.

Mbrojtësi Karim Hagui kalon nga Hannover te Stutgart.

Sipas Sky Sport Andre Herrera ka nënshkruar kontratë të re me United, për 4 milion euro në sezon.

Zyrtare: Dani Pacheco, lojtar i ri i Alcorcon, ikën nga Liverpool.

Zyrtare: Joel Obi i Interit pasi klubi ka arritur marrëveshje me Parman.

Sipas Calciomercato Milan ka arritur marrëveshje me Astorin.

Sipas gazetës francez L'Equipe PSG shumë pranë transferimit të Juan Matas.

Ozil sipas të gjitha gjasave do ta mbaj numrin 11 në fanelë, transferimi pothuaj punë e kryer.

Sipas La Gazzeta dello Sport, Fiorentina mund të nënshkruaj me Marescan.

Zyrtare: Alvaro Vazques lojtar i ri i Swnaseas.

Sipas mediave italiane Lazio, ka rritur marrëveshje me Galatasaray për Burak Yilmaz, mbetet të arrihet marrëveshja me agjentin e lojtarit.

West Bromwich Albion nënshkruan kontratë 1 mujore me portierin Lee Camp, pas lëndimit të Ben Foster.

Kombëtarja belge deklaron se Fellaini nuk është stërvitur sot me bashkëlojtarët, kjo tregon se ai po kërkon ndërrim skuadre.

Vitinho, transferohet nga Botafogo te CSKA Moscow, për 8.5 milion funta.

Arsenali po lidhet edhe me një transferim të mundshë të Pastores nga PSG.

Leighton Baines, i bashkohet kombëtares angleze në stërvitje.

Besikats ofron 3 milion funta për lojtarin e Fulham, Kerim Frei.

Bendtner u lirua nga kontrata me Arsenal, të interseuara shumë ekipe, por në pole-position është Crystal Palace.

Mohamed Sissoko mund të përfundoj te Reading, deklarojnë mediat franceze.

Raul Tamudo edhe zyrtarisht kalon te Sabadell.

Sulmuesi çek i Lazios, po i kryen kontrollat mjekësore te Aston Villa.

Palermo konfirmon shitjen e portierit të vet Viviano te Arsenali.

Barry Bannan i Aston Villës, po i kryen kontrollet mjekësore, për tu bërë pjesë e Crystal Palace.

Radja Naingolan shumë afër transferimit te Juventus.

Genoa zyrtarizon arritjen e marrëveshjes për huazimin e lojtarit Ricardo Centurion, nga ekipi Racing Club.

Leandro Cabrera lë Atletico Madridin për Real Madrid Castillan.

Dështon Yilmaz, alternativa tjetër e Lazios mbetet Quagliarellan.

Astori dhe Naingolan nuk do ikin te asnjë ekip, ata do mbeten te ne, deklaroi pronari i klubit Cellino.

Barcelona hedh poshtë ofertën e Arsenalit për Mascheranon.

Edhe Everton hedh poshtë ofertën e Manchester United prej 15 milion funtash për Baines.

Eliakim Mangala, deklaron qëndrimin e tij te Porto, për të ishin të interesuara City dhe Barcelona.

Niko Kranjçar i Dinamo Kiev mund të ribashkohet me trajnerin Harry Redknap,por tani te QPR-ja.

Megjithëse dy orë më parë thuhej se kalimi i Gareth Barry te Everton dështoi, vijnë zëra se ende asgjë nuk ka mbaruar.

Zyrtare: Stoke City zyrtarizon huazimin e Ireland nga Aston Villa.

Zyrtare: Adrian Mariappa i Readingut i bashkohet Crystal Palace për 1 milion funta.

Kroati Pranjiç nga Real Sociedad, karrierën do e vazhdoj te Panathinaicos, pasi ka arritur marrëveshje 3 vjeçare.

Liverpool humb garën për transferimin e mbrojtësit Toby Alderweireld.

Demba Ba mund të kaloj te West Ham, vazhdojnë bisedimet me lojtarin.

Hull City në bisedime me agjentin e sulmuesit Carlton Cole.

Zyrtare: Koazak, bëhet lojtari më i ri i Aston Villës.

Gylfi Sigurdson i Tottenhamit mund të kaloj te Sunderland, pasi Sessengon u transferua te West Bromi.

Birkir Bjarnasson i Pescaras, arrin marrëveshje me Sampdorian.

Si duket Tottenham nuk do ndalet me kaq, pasi sipas mediave italiane ky klub është shumë i lidhur me transferimin e argjentinasit Polli të Catanias, dhe me uruguajanin e Interi Perreira.

Shane Long braktis ekipin e kombëtares së Irlandës, për të nisur bisedimet me Hull Cityn.

Sipas informacioneve të mediave angleze, Demba Ba po i kryen ekzaminimet mjekësore, për t'iu bashkuar Arsenalit.

Barcelona njofton se i ka në shitje Afellayn 23 vjeç, dhe Quencan 19 vjeç.

Everton dështon të nënshkruaj me mbrojtësin e Feyenordi Bruno Martins Indi, vazhdon pista Astori të Cagliarit.

Getafe nesër prezanton mbrojtësin argjentinas Lisandro Lopez.

Luna dhe Albin lirohen nga kontrata me Espanyolin.

Viviano prezantohet edhe në web faqen e Arsenalit, ku zyrtarizohet huazimi i tij, nga Palermo.

Tentativë befasuese e West Bromit, për blerjen definitive të sulmuesit të Juventusit për 5 milion euro.

Zyrtare: Hellas Verona huazon krah-sulmin e Portos, argjentinasin Iturbe.

Liverpooli afër transfrimit të portierit veteran Shay Given.

Zyrtare: Mesut është lojtar i Arsenalit. Marrëveshja u arrit për një shumë rekorde, prej 42.5 milion funtash angleze. Me këtë rast bëhet lojtari i dytë më i shtrenjtë në Premier League, pas Fernando Torres. Ai do ketë një pagë javore prej 140 mijë funtash në javë.

Chelsea nuk do e huazoj Torresin.

Fellaini arrin te Evertoni,prittet konfirmimi për largim.

West Brom arrin marrëveshje me Evertonin për sulmuesin Victor Anichebe, për një shumë prej 5 milion funtash.

Crystal Palace ende me shpresë se do nënshkruajnë me Bendtner.

Marca raporton se United ka bërë një ofertë prej 40 milion eurosh për Sami Khediran, por Carlo Ancelotti e dëshiron gjermanin dhe nuk do ta shesë.

Vetëm edhe tri orë deri te përfundimi i afatit kalimtar veror, orë të nxehta na presin. Klubet po bëjnë përpjekjet e fundit për transferime sa më të qëlluara. 

Evertoni po tenton me çdo kusht që ta mbajë mbrojtësin Leighton Baines, ndërsa Fellaini pak minuta më parë la qendrës stërvitore të Evertonit, dhe ashtu siç erdhi te Evertoni në minutat e fundit të afatit kalimtar ashtu ndoshta edhe po ikën. 

Zyrtare: Atletico Madrid ka bërë për vete dy lojtar mbrojtësin Toby Alderweireld dhe mesfushorin Josuha Guilavogui.

Fillojnë urimet për Ozilin, për kalimin e tij te Arsenali. E urojnë tifozët e The Gunners, bashkëlojtarët dhe sportdashës dhe miq të lojtarit.

Granada zyrtarizon shitjen e lojtarit Douglas Santos te Udinese.

Galliani në një intervistë për Sky Sport shpreh ngazëllimin e tij për transferimin e Kaka, duke deklaruar ndër të tjera: "Me tëdo shkojmë shumë larg".

 Merkato në Itali: Naingolan dhe Astori qëndrojnë te Cagliari, Yilmaz i dështon Lazios, mbesin në lojë treshja Borriello-Quagliarella-Gilardino, që ende nuk dihet për fatin e tyre.

Hull City arrin marrëveshje me West Bromin, për blerjen e iralandezit Shane Long për 5 milion funta.

Siç duket Demba Ba do të qëndrojë te Chelsea. Ai përflitej me një kalim të mundshëm te Arsenali.

Lukaku si duket do ti bashkohet Evertonit si huazim. Kështu së paku raportojnë mediat holandeze dhe belge.

Edhe dy orë deri te fundi i afatit kalimtar. Gjithnjë e më nxehtë, duke e ditur se shumë transfere të mëdhaja janë bërë në orët e fundit në çdo afat kalimtar veror.

Everton ende shpresa në transferimin e Gareth Barry nga City. Demba Ba nuk dëshiron kalimin te Tottenham, ai dëshiron Arsenalin ose West Hamin.

Boltoni e dëshiron në momentin e fundit sulmuesin e Blackburn Leon Best.

Assou-Ekotto lajmëron në Twitterin e tij se ai do të luaj te QPR-ja këtë sezon si huazim.

Transferimi i Shay Given te Liverpooli siç duket nuk mund të realizohet, shkak shifrat në kontratë.

Recreativo Huelva nënshkruan me sulmuesin kilian të Universidad de Chile, Felipe Gallegos.

Zyrtari i Wiganit Dave Whelan konfirmon huazimin e lojtarit Nick Powell nga Manchester United.

Hull huazon egjiptianin Gedo nga Al Ahly.

United si duket do ta blejë Marouane Fellainin për 25 milion funtas raporton Daily Mail.

Lukakun vetëm minutat e mbajnë te Celsea.

Vetëm pothuaj edhe një orë deri te mbarimi i afatit kalimtar, priten ende transfere të mëdha.

 Deportivo la Coruna zyrtarizon nënshkrimin me Marchenan.

United huazon lojtarin  e vet Bebe te Pacos Ferreira.

Poashtu Manchester United janë shumë të pakënaqur me çmimin e Evertonit për belgun Fellaini.

Genoa ka zyrtarizuar huazimin nga Napoli sulmuesin Emanuele Calaio.

Në këtë moment mbyllet afati kalimtar në Itali, edhe një orë afat për pjesën tjetër të Europës.

Espanyol zyrtarizon nënshkrimin me Torje.

Siç duket Andre Herrera do qëndrojë te Bilbao ndërsa si po duket Fellaini ka nënshkruar me Unitedin.

Walter Acevedo huazohet te Zaragoza, erdhi nga River Plate.

Zyrtare: Fabio Borini huazohet te Sunderland, ndërsa te Sunderland ka kaluar edhe një ish lojtar i Liverpoolit, por tani i Napolit.

Zyrtare: West Bromwich Albion nënshkruan me Stephane Sessegnon të Sunderland,për një shumë rekorde prej 6 milion funtash.

Në këtë moment Ozil paraqitet si blerje në faqen zyrtare të Arsenalit.

Edhe 20 minuta, shpresë dhe ankth për më shumë transfere, presim Unitedin por edhe klubet tjera, por shumë pak kohë ka mbetur. Të shpresojmë që do ndodhin lëvizje.

Gareth Barry po negocion kalimin e tij te Evertonit, gjë që mund të nënkupton kalimin e Fellainit te United.

Sipas mediave angleze Lukaku do i bashkohet Evertonit.

Manchester United dështon të arrijë marrëveshje me Andre Herreran.

Mesut Ozil u dërgon letër tifozëve të Realit. I falënderon për vitet e kaluara me këtë klub, ndërsa tani thotë se jam lojtar i Arsenalit dhe do mundohem të jap kontributin tim për këtë klub.

Sipas mediave spanjolle United po mundohet të bëj befasinë e fundit duke e marrë Coentraon  nga madrilenët. Klubi mbretëror si duket ka gjetur zëvëndësim për të, e ai është Siqueira i Benficas.

Të shikojmë se çfarë do ndodhë në 5 minutat e fundit. 

Mbyllet afati kalimtar në gjithë Evropën. Të shikojmë nëse do ndodhë ndonjë befasi pas mbarimit të afatit kalimtar.

David Mateos, mbrojtësi i Real Madridit, nënshkruan me Ferencvarosin e Hungarisë për një periudhë tre vjeçare.

Evertoni ka arritur marrëveshje në çastet e fundit të afatit kalimtar veror me tre lojtarë, Gareth Berryn, Lukakun dhe McCarthyn. Të presim edhe disa minuta se çfarë do ndodhë me Fellainin.

McCarthy i bashkohet Evertonit për një shumë prej 13 milion funtash. Ai erdhi nga Evertoni.

Zyrtare: Fellaini kalon te Manchester United për një shumë prej 27.5 milion funtash.

Zyrtare: Manchester United nënshkruan edhe me Fabio Coentraon.

Zyrtare: Fulham nënshkruan me Elsad Zverotic të Young Boys.

Përfundon edhe zyrtarisht afati kalimtar veror. Padyshim blerjet më të bujshme mund të konsiderohen, transferimi i Ozil te Arsenali për 42.5 milion funta dhe, shkuarja e mesfushorit belg Marouane Fellaini. Mirëpo ngjarja më e rëndësishme e ditës, ishte prezantimi i blerjes më të shtrenjtë në historinë e futbollit, uellsiani Gareth Bale. 

Tani çfarë na mbetet është të kënaqemi duke shikuar futboll. Një Premier League me shumë favoritë, njw La Ligë me dy skuadrat më të mira në në botë, Bundes Liga me dy ekipe fantastike, Bayern dhe Borussia Dortmund. Një Serie A shumë më të përforcuar, etj, etj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›