E Diel, 1 Nëntor 2026

Rekord i Premier League,shpenzon mbi 630 milion funta

Klubet e Premier League kanë shpenzuar një shumë rekorde prej 630 milion funta, në afatin veror të transferimeve, raporton "Deloitte Sports Business Group". Rekordin e mëparshëm prej 500 milion funtash emban po Premier League në vitin 2008. Afati i transferimeve u mbyll mbrëmë në orën 24:00.

Ndër marrëveshjet e mëdha të së hënës ishte blerja e Mesut Ozil, i cili erdhi te Arsenali për 42.5 milion funta. Manchester United e lan për në fund të afatit të nënshkruante me Marouane Fellaini për 27.5 milion funtash dhe me huazimin e Coentraos nga Reali që ende nuk është qartësuar 100%. Transferimi rekord ishte për Gareth Bale, i cili i shit në Real Madrid nga Tottenham për 86 milion funta. Klubet e Premier League kanë triumfuar edhe në marrëveshjet tre-vjeçare televizive.

BT ka shpenzuar 738 milion funta për tre vjet për të drejtat për 38 ndeshje në sezon, Ndërsa Sky pagoi 2.3 miliard funta për 116 ndeshje në sezon.

Edhe pse ata nuk krahasohen me Premier League, shpenzimet në ligat e tjera të mëdha evropiane gjithashtu kanë gjeneruar para. LA Liga dhe Serie A kishin shpenzimet bruto mbi 335 milion funtash, të ndjekura nga Ligue 1 në Francë me mbi 315 milion funta dhe Bundesliga e Gjermanisë me mbi 230 milion funta. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›