Manchester United zyrtarizon Marouane Fellainin

Manchester United ka zyrtarizuar në faqen e tij në internet blerjen e Marouane Fellaini.Mesfushori 25-vjeçar belg ka lënë Evertonin për tu ribashkuar me ish trajnerin e tij David Moyes në "Old Trafford". Fellaini i ka kushtuar kampionëve të Anglisë plot 27,5 milionë sterlina.
Pas dështimeve me Thiago Alcantara, Cesc Fabregas dhe emra të tjerë, më në fund "Djajtë e Kuq" bëjnë goditjen e tyre në mesfushë. Marouane Fellaini shënoi 12 gola sezonin e shkuar me Everton, madje një edhe nga Manchester United./indeksonline/