Agimi Ibrahimi transferohet te Cagliari

Pas realizimit të transferimit nga Maribor në Cagliari, Agim Ibraimi ka folur si futbollist i ekipit nga Sardenja. Ai thotë se gjithmonë ka ëndërruar të luaj në Serie A, dhe këtë arriti ta realizoj.
“Unë dhe familja jemi mjaft të lumtur. Të luaj në Serie A ishte një ëndërr për mua dhe tash u realizua. Vi në një skuadër të shkëlqyeshme e cila i beri balle Milanit dhe sezonin e kaluar mposhti Romen e Interin. E njoh kapitenin Conti. Ndërsa, Goran Pandev me ka folur mire për Serie A”, ka thënë Ibraimi. Ibraimi, që prej transferimit në Maribor në vitin 2011, ka shkëlqyer në fushën e gjelbër. Ai gjithashtu ka shfaqur paraqitje të mira edhe me përfaqësuesen e Maqedonisë.
Ai është shpallur futbollisti më i mirë për vitin 2012 në Maqedoni, dhe lojtari më i mirë i kampionatit slloven për sezonin 2012/2013.24 vjeçari gjatë karrierës ka veshur fanellën e Shkëndisë nga Tetova, Red Bull Salzburg, Olimpija, Eskisehirspor dhe Nafta Lendava./indeksonline/