E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barça vendosi të mos blej mbrojtës

Edhe pse ishte në kërkim të një mbrojtësi qendre përgjatë gjithë merkatos së verës, trajneri i ri Gerardo Martino ka pranuar që të mos bëhet asnjë përforcim në këtë repart.

Ai nuk e ka refuzuar ofertën e drejtuesve që të presë riaftësimin e Karles Pujolit. Dje, katalanasit kanë refuzuar edhe një ofertë të Arsenalit për Havier Maskeranon, i cili duket se tashmë është një titullar i padiskutueshëm si mbrojtës qendre.

Blerja e vetme e Rosellit ka qenë ajo e Nejmarit për 57 milionë euro, gjithsesi ata kanë refuzuar oferta të majme për disa lojtarë, mes të cilëve Cesk Fabregasin./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›