Transferime oficerësh në prag të zgjedhjeve
Rrokade oficeresh ne prag te zgjedhjeve parlamentare. Drejtoria e Policisë së Tiranës transferon nga poste të rëndësishme në komisariate, dy shefa dhe 4 oficerë
TIRANE- Vetëm një javë nga zgjedhjet parlamentare, Drejtoria e Policisë së Tiranës transferon nga poste të rëndësishme në komisariate, dy shefa dhe 4 oficerë. Ali Allaraj, shef i Komisariatit numër 3 të Policisë së Tiranës dorëzon këtë post në më pak se një vit në detyrë, për të shkuar në të njëjtin pozicion si shef i Komisariatit të Policisë së Laçit. Në vendin e tij vjen nga një detyrë tjetër në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, oficeri Naazmi Shuli. Gjithashtu, largohet nga pozicioni i shefit të parandalimit të krimit dhe policimit në komunitet në Komisariatin numër 1 të Policisë së Tiranës, Edvin Ndreu, i cili transferohet në Komisariatin e Policisë në Dibër. Në të njëjtin komisariat transferohet edhe oficeri i Komisariatit numër 4 të Policisë, Altin Lila, si dhe tre oficerë të tjerë. Në postin e Ndreun vjen ish-oficeri i seksionit të dhunës në familje, Ilir Zhurka. Ndërkohë, presidenti i Republikës u ka kërkuar forcave të rendit që të qëndrojnë asnjëanëse në procesin zgjedhor të 28 qershorit. Sipas tij, policia duhet të zbatojë vetëm ligjin dhe të mos bjerë pre e presioneve.
(d.b/GSH/BalkanWeb)