Transferimet e studimeve, kuotat dhe tarifat për ta kaluar nga universitetet e rretheve në ato të Tiranës
Kapaciteti, ja sa studentë do të pranojë Universiteti i Tiranës dhe Politekniku. Mbyllen zyrtarisht procedurat e transferimit, universitetet nisin përzgjedhjen e kandidatëve
Jonida Tashi
Në prag të nisjes së vitit të ri akademik, Universiteti i Tiranës dhe Politekniku kanë përcaktuar numrin e studentëve të transferuar që do të pranojnë. Vendimin për pranimin e studentëve të propozuar për transferim e merr Rektorati i çdo universiteti, pasi ka marrë mendimin e dekanatit përkatës, si dhe duke pasur parasysh mundësitë e kapacitetin e degës. Tashmë është përcaktuar se transferimet e studentëve do të bëhen deri në 5 për qind të numrit të pranimeve të reja të vitit. Kjo do të thotë se për vitin akademik 2009-2010, Universiteti i Tiranës do të mirëpres 260 studentë të transferuar, kurse ai Politeknik vetëm 67 të tillë.
Tarifat
Transferimi i studimeve nga universitetet e rretheve për në ato të Tiranës ka një kosto më të lartë për studentët, krahasuar me tarifat e studimit që ata paguajnë. Kështu, studentët që duan të transferohen nga një universitet i rrethit në kryeqytet, duhet të paguajnë një shumë më të madhe lekësh për vazhdimin e shkollës së lartë. Fakultetet kanë përcaktuar tarifat e veçanta për studentët e transferuar. Në këto tarifa kryeson Fakulteti Juridik në Tiranë, në të cilin, nëse transferohesh, duhet të paguash 100 mijë lekë. Ndërsa në degët e Psikologjisë, Gazetarisë, Historisë dhe Gjeografisë transferimi kushton 80 mijë lekë. Pagesa e transferimit në degët Gjuhë-Letërsi, Filozofi, Sociologji dhe Shkenca Politike është 70 mijë lekë, kurse në degët e Inxhinierisë Elektrike 60 mijë lekë. Studentët që vendosin të vazhdojnë vitet e pambaruara të studimeve në universitetet e Tiranës duhet të paguajnë tarifat e përcaktuara më sipër sipas degëve, jo vetëm për vitin kur transferohen, por për çdo vit akademik deri në përfundimin e studimeve.
Përzgjedhja
Zyrtarisht procedurat e aplikimit për të transferuar studimet nga universitetet e rretheve për në kryeqytet janë mbyllur në datën 11 shtator. Pas mbylljes së këtij procesi, komisioni i ekuivalentimit, i ngritur në departamentet e çdo fakulteti, mbi bazën e dokumentacionit që dërgon universiteti përkatës, përcakton detyrimet që do të ketë studenti, nëse pranohet në atë degë, sipas planit mësimor në fuqi si dhe njohjen e shlyerjes së lëndëve me ekuivalencë. Universiteti i Tiranës pranon transferime studentësh në vite të ndërmjetme nga universitete të tjera në të njëjtën degë e sistem dhe lejon largimin e studentëve të tij për në universitete të tjera, sipas procedurave të përcaktuara. Studentët e Universitetit të Tiranës, të cilët duan të transferohen në universitete të tjera të vendit, në të njëjtën degë dhe sistem, fillimisht duhet të paraqesin kërkesën në Dekanatin e Fakultetit ku kryejnë studimet. Dekanati shqyrton kërkesat e marra dhe, nëse e gjykon të arsyeshme, ia përcjell Rektoratit, i cili, pasi merr vendimin miratues, u përcjell propozimet universiteteve përkatëse. Pas përgjigjes së pranimit nga universiteti pritës, përcillet dokumentacioni i plotë i studentit që përfshin: detyrimet e shlyera me notat përkatëse, dëftesën e shkollës së mesme, dokumentacionin e bursës nëse merr ose jo etj. Kurse për studentët e universiteteve të tjera, që duan të transferohen në Universitetin e Tiranës, propozimi vjen nga Rektorati i universitetit përcjellës, i shoqëruar me të dhënat e hollësishme për studentin: dega, kursi, sistemi i studimit, detyrimet e shlyera dhe notat përkatëse, certifikatë e gjendjes civile me fotografi, nëse gëzon të drejtën e bursës ose jo, programet e lëndëve që ka kryer.
Tarifat e transferimit sipas degëve
Juridik 100 mijë lekë
Psikologji 80 mijë lekë
Gazetari 80 mijë lekë
Gjeografi 80 mijë lekë
Histori 80 mijë lekë
Gjuhë-Letërsi 70 mijë lekë
Filozofi 70 mijë lekë
Sociologji 70 mijë lekë
Shkenca Politike 70 mijë lekë
Inxhinieri Elektrike 60 mijë lekë
Procesi i transferimit, përzgjedhja bëhet sipas krediteve
Përzgjedhja e kandidatëve që fitojnë të drejtën e transferimit të studimeve e kryejnë komisionet “Ad-hoc”, të ngritura pranë njësive kryesore të universiteteve. Këto komisione bëjnë përzgjedhjen e kandidatëve në përputhje me kriteret e vendosura, si edhe njohjen e plotë ose të pjesshme të krediteve të fituara prej tyre në programet apo vitet e mëparshme të studimit. Ndërsa universitetet dërguese të studentëve duhet të certifikojnë kundrejt institucioneve pritëse, çdo dokumentacion që ka të bëjë me nivelin e studimeve të kryera nga studenti dhe rezultatet e arritura prej tij. Në kuadër të veprimtarisë së orientimit dhe kujdestarisë për studentet, këshilltarë nga personeli akademik në çdo universitet, duhet të informojnë studentët për karakteristikat e përgjithshme të edukimit të kërkuar, si dhe për institucionet e ndryshme arsimore. Studentët, që transferojnë studimet midis programeve të ciklit të parë, kërkohet që të kenë marrë të paktën 30 kredite në disiplina që përfshihen në “disiplina të formimit të përgjithshëm” dhe në “disiplina të formimit karakterizues”, në programet që ata kanë studiuar.
22 Shtator 2009