Universiteti i Tiranës, nis faza e dytë e regjistrimeve, 636 kuota të lira
Ekonomiku dhe Gjuhët e Huaja kanë më shumë kuota të paplotësuara. Mjekësia dhe Juridiku drejt plotësimit të numrit total të kuotave
Jonida Tashi
Universitetit të Tiranës i kanë rezultuar 636 kuota të paplotësuar pas mbylljes së fazës së parë të pranimeve në universitete. Ditën e djeshme, drejtuesit e këtij universiteti, kanë bërë publikimin zyrtarë të vendeve të mbetura bosh për tetë fakultetet në varësi të tij. E vetmja degë në Universitetin e Tiranës me më pak kuota të lira është ajo e Shëndetit publik, në të cilën kuota e pranimit prej 20 student nuk është plotësuar vetëm për një kandidat. Nga shpërndarja e kuotave sipas tetë fakulteteve të UT-së vihet re se në degët më të preferuara nga studentët kanë ngelur shumë pak vende të lira nga faza e parë e pranimeve. Ndërsa përsa i përket fakulteteve, Ekonomiku ka një numër të konsiderueshëm kuotat të paplotësuara nga faza e parë. Kështu, në total në degët e Fakultetit ekonomik, përfshirë edhe filialet e tij në qytetin e Kukësit dhe Sarandës kanë rezultuar 158 vende vakante.
Vendet bosh
Pas Ekonomikut për numrin më të madh të kuotave të mbetura bosh renditet Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, me 127 të tilla. Fakulteti i Shkencave të Natyrës ka thyer çdo parashikim të mundshëm këtë vit për vendet e lira. Pasi ndryshe nga vitet e mëparshme, këtë vit në këtë fakultet kanë mbetur më pak vende bosh, vetëm 96 kuota të paplotësuara nga faza e parë. Ndërsa në Fakultetin e Infermierisë, jo pak i preferuar nga të rinjtë nga faza e parë e regjistrimit kanë rezultuar 75 vende bosh. Si gjithmonë, dy fakultetet më të kërkuara në Universitetin e Tiranës, që janë Mjekësia dhe Juridiku, kanë më pak kuota të lira karshi gjashtë fakulteteve të tjerë. Konkretisht në Fakultetin e Mjekësisë janë vetëm 38 vende të paplotësuara, kurse në Fakultetin Juridik 62 vende bosh. Së fundi, Fakulteti Histori-Filologji, për shkak edhe të numrit të kufizuar të degëve që ofron ka më kuota vakante, për fazën e dytë të pranimeve. Kështu, të drejtën për të vijuar studimet e larta në fazën e dytë të pranimeve pranë Filologjikut do ta kenë vetëm 31 studentë.
Listat zyrtare
Listat zyrtare me vendet vakante për 217 degët e fakulteteve të vendit pritet të dalin së shpejti, pasi drejtuesit e tyre të kenë përfunduar përpunimin e të dhënave nga regjistrimi paraprak. Megjithatë, sipas ministrit të Arsimit, diçka konkrete lidhur me listat do të kemi vetëm në ditët në vijim. Ndërsa lista përfundimtare e fituesve të fazës së parë, sipas Ministrisë së Arsimit, do të publikohet zyrtarisht në datën 25 shtator. Pas nxjerrjes së kësaj liste, që fikson përfundimisht renditjen e fituesve të universiteteve, të gjithë kandidatët fitues duhet të kryejnë regjistrimin përfundimtar në degët ku janë shpallur. Kurse kandidatët që janë shpallur fitues në listat përfundimtare, në një program tjetër studimi, të një preference të tyre më të lartë, duhet të çregjistrohen nga programi i studimit ku janë regjistruar paraprakisht, dhe të regjistrohen në programin e studimit ku janë shpallur përfundimisht fitues. Kandidatët, të cilët edhe në listat përfundimtare rezultojnë fitues në të njëjtin program studimi, nuk kanë nevojë të riregjistrohen. Sekretaritë mësimore të fakulteteve në datat 26, 27, 28, 29, 30 shtator dhe 1, 2, 3 tetor 2009, prej orës 08:00 deri në orën 18:00, duhet të kryejnë çregjistrimet e kandidatëve që janë shpallur fitues në një program studimi tjetër, të një preference më të lartë të tyre dhe të regjistrojnë kandidatët e rinj fitues, sipas listave përfundimtare të fituesve, të shpallura nga APRIAL-i. Kandidatët që çregjistrohen, do t’u kthehet dosja individuale, me dokumentet e dorëzuara për regjistrimin paraprak.
Faza e dytë
Deri tani, dihet zyrtarisht se nga faza e parë e pranimeve, përveç 636 kuotave të paplotësuara në Universitetin e Tiranës, kanë mbetur edhe 517 vende të tjera në universitetet e rretheve. Sakaq, specialistët e Agjencisë së Pranimit në Universitete (APRIAL) shpjegojnë se si do të ndryshojë baza e të dhënave në fazën e dytë të pranimeve. Sipas tyre, nga mosregjistrimi i maturantëve që kanë aplikuar për studime jashtë shtetit, i atyre që nuk duan të vazhdojnë studimet e larta, i atyre që duan të vazhdojnë studimet në universitete private, baza e të dhënave do të ndryshojë në fazën e dytë. Me rifutjen e programit në punë, mjaft maturantë që nuk ishin shpallur fitues në fazën e parë mund të shpallen fitues në fazën e dytë edhe në preferencat e tyre të para. Po ashtu, maturantë të shpallur fitues në fazën e parë, mund të mbeten fitues në po atë preferencë ose mund të ngjiten në preferenca më të sipërme. Kuptohet që fituesit e shpallur në preferencën e tyre të parë, nuk ndryshojnë pozicion. Specialistët e APRIAL-it, pas marrjes së vendeve të mbetura vakante nga faza e parë do të përcaktojnë listën e fituesve të fazës së dytë, sipas rendit zbritës të pikëve dhe kufirit të pranimeve për çdo degë. Nëse sërish do të rezultojnë vende të lira do të hartohet lista e radhës me fituesit e universiteteve, deri sa këta të fundit, të plotësojnë numrin e kuotave të vëna në dispozicion nga qeveria.
Vendimi final
“Thyhet” Shaska, Ministria e Arsimit i quan të regjistruar
studentët e Vlorës
Pas disa ditë debatesh, ministri i Arsimit ka vënë në “tutelë” rektorin e Universitetit të Vlorës, për të regjistruar studentët e shpallur fitues. Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, ka urdhëruar dje për të fundit herë rektorin e Universitetit “Ismail Qemali”, Tanush Shaska, që të regjistrojë studentët fitues pavarësisht mesatares së tyre. Për rrjedhojë, të gjithë studentët fitues në këtë universitet, quhen të regjistruar paraprakisht nga Ministria e Arsimit. Kjo do të thotë se ata do të përfshihen në listat përfundimtare të fituesve, pavarësisht qëndrimit që do të mbajë Shaska. Drejtoresha e Politikave të Arsimit të Lartë në Ministrinë e Arsimit, Elida Hoxha në një deklaratë të bërë dje pasdite u shpreh se këta kandidatë, nuk humbasin të drejtën e regjistrimit dhe përfshihen në listat përfundimtare të kandidatëve fitues që do të shpallen nga APRIAL-i, në bazë të parimit Meritë-Preferencë. Ndërsa ministri i Arsimit, ka siguruar të gjithë studentët që procesi do të vijojë në normalitet, brenda afateve të caktuara dhe do të gjenden të gjithë mekanizmat e bashkëpunimit që në fund të fazës përfundimtare të regjistrimit, të gjithë studentët fitues, të listës së APRIAL-it, të ulen në auditorët e universiteteve shqiptare.
22 Shtator 2009