VIDEO/ U transferua nga paraburgimi i Durrësit, e ëma e Veliajt mbërrin në IEVP Fier për të takuar kryebashkiakun e Tiranës
Shqiponja Veliaj, nëna e Erion Veliajt, ka mbërritur paraditen e sotme ne burgun e Fierit, për t’u takuar me të birin e saj, një ditë pas transferimit të kryebashkiakut të Tiranës nga paraburgimi i Durrësit në Fier.
Ajo është parë teksa dilte nga makina në hyrje të burgut të Fierit, për t’u futur brenda oborrit të IEVP-së.
Veliaj u mor dje nga paraburgimi i Durrësit me vendim të Drejtorisë së Burgjeve, megjithatë siç tha kryebashkiaku dhe avokati i tij ende nuk ka një sqarim për transferimin.
Veliaj dje në një letër shprehej se u rrëmbye nga policia dhe tashmë ndodhet në korridor burg me vrasës serial dhe kriminelë.