E Diel, 1 Nëntor 2026

Jemi njerëz fitimtarë, kështu e duam edhe Partizanin

Nga ILIR CARA

Administratori Lulëzim Sallaku është prezantuar dje nga ortaku i tij tek të kuqtë, Paro Laçi, para futbollistëve dhe stafit teknik. Skuadrës nuk do ti mungojë asgjë, por kërkesa e llogarisë do të jetë e madhe

Moti i mirë duket që në mëngjes, thotë një fjalë popullore. Në kampin e kuq pretendohet se nga fillimi i kësaj jave mëngjeset e tyre ka nisur të vijnë ndryshe, pasi optimizmi është në maksimum, por do të ketë edhe kërkesë të lartë llogarie. Ndryshimet e fundit që kanë ndodhur në shoqërinë aksionare, ku Lulëzim Sallaku ka blerë aksionet që zotëronte Albert Xhani, dje u janë bërë prezent edhe futbollistëve dhe stafit teknik, që gjenden të grumbulluar në Durrës.

Dje Administratori Lulëzim Sallaku ka bërë paraqitjen e tij të parë para të kuqve dhe ka qenë bashkëpunëtori i tij, Paro Laçi, ai që ka bërë prezantimin e drejtuesit të ri të Partizanit. Prezantimi i Sallakut ka qenë i thjeshtë, por të kuqtë kanë marrë sinjale pozitive dhe garanci për pjesën administrative.

Drejtuesit u kanë garantuar lojtarëve dhe stafit se atyre nuk do tu mungojë asgjë, kështu që topi është fushën e tyre dhe gjithçka varet nga ajo që ata do të tregojnë në fushën e lojës. Ka qenë vetë administratori Sallaku që u ka garantuar gjithçka lojtarëve dhe ai u ka dhenë se ne si drejtues jemi njerëz fitimtarë dhe si të tillë e duam edhe Partizanin.

Mes të tjerash administratori Sallaku ka pohuar: Është një nderë i madh jo vetëm për ne, por për çdo njeri që përfaqëson Partizanin, pasi bëhet fjalë për një emër që ka transmetuar vlera në Shqipëri. Prandaj është një nder dhe moral i madh edhe për ju që mbani veshur fanellën e kuqe.

Ju lind për detyrë që të jepni më të mirën për këtë emër legjendar dhe të gjithë së bashku të mundohemi që tia shtojmë vlerat këtij emri dhe ta ngjisim sa më lart. Ne si drejtues, si unë (Lulëzim Sallaku) dhe Paro jemi njerëz fitimtar, prandaj të tillë e kërkojmë edhe Partizanin që drejtojmë.

Kërkesë llogarie Vërtet situata po ndryshon për mirë, por rritja e mirëqenjes do të sjellë edhe rritjen e kërkesë së llogarisë në radhët e Partizanit. Këtë gjë kanë kërkuar dje edhe dyshja drejtuese Sallaku-Laçi, pasi kërkohet një Partizan fitimtar që në fillim. Drejtuesit kanë kërkuar që lojtarët të japin maksimumin dhe të mos e shpërdorojnë shansin që do tu jepet.

Kërkesa e llogarisë do të jetë e lartë, kështu që te Partizani nuk do të ketë lojtarët të pazëvendësueshëm dhe ai që nuk e meriton do të ulet në stol dhe ta shikojë takimin nga pankina së bashku me stafin teknik.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›