E Shtunë, 31 Tetor 2026

Transparenca e nevojshme per faturen financiare te dasmes Rama

25-10-2010 / Redaksionale

Ndersa ne rruget e Tiranes gjenden 1 milion te papune e te uritur sic thote Edvini me femije qe qajne ne shtepi per pak buke kreu i Opozites se Bashkuar Edi Rama ka gjetur kohe te mjaftueshme per tu martuar me nje ceremoni aq pompoze saqe ka bllokuar trafikun e gjysmes se Tiranes. E kuptohet vetiu qe cifti Rama pervec urimeve te te ftuarve ka marre edhe te sharat speciale te atyre qe nuk shkonin dot ne shtepi pasi vemendja e policise ishte ne ruajtje te qetesise se dasmoreve. Bile eshte e pakuptueshme sesi ia ben zemra Ed Rames te shpenzoje mijera euro per nje dasme te treten ne liste dhe ska mbaruar ne nje moment kur jane 1 milion te papune e njerezit po vdesin urie ne rruget e Shqiperise Gjendja eshte e jashtezakonshme. Martesa ishte e paparashikuar por pas deshtimit te protestave skish agjende tjeter vecse marteses. E vetmja gje me mend qe ka bere Rama nje vit kalendarik.
Mirepo me kete dasme kuptuam edhe nje gje tjeter se emergjenca kombetare aq shume e deklaruar perdite nga eksponente te ndryshem socialiste eshte vyshkur e shuar gjate nje jave festimi duke pergenjeshtruar keshtu fare hapur seriozitetin e konferencave te tyre per shtyp qe flisnin per krize ekonomike. Eumlshte pikerisht shefi i opozites qe demonstron me fakte dhe prova se kriza te pakten nuk ka prekur ate dhe enturazhin e afert socialist. Per te tjeret skemi te dhena.
Sido qe te jete kontoja bankare e Rames ajo nuk eshte aq e pakte sa ai ka deklaruar ne ILDKP pra 3 mije euro. Ne medien afer tij fatura e marteses se tij me Linden eshte per llogaritur te jete me nje 3 dhe kater 0 prapa qe do te thote 30 mije euro. Ne besojme se jane me shume zerot e kesaj dasme pasi pompoziteti i saj eshte reflektuar ne numrin e te ftuarve ne rrobat e dasmoreve dhe ushqimin kombetar e nderkombetar te serviruar per nje jave rresht.
Mirepo kush do ti paguaje keto fatura marramendese Thanas Xhillari Dash Peza Tan Gaci Fidel Ylli Apo shume deputete te tjere.
Gjithsesi askush ne kete dasme nuk e kishte mendjen tek shifrat e fryra te papunesise apo/dhe kauzen e drejte e kostos se jetes ne Shqiperi te gjithe keto jane perplasur ne diamantin e zonjes Linda Rama dhe vellon e kushtueshme mijera euro. Nuk ishte fukara ky Rama d.m.th pa shtepi ne borxhe dhe nje miku i tij deputet i ka deklaruar se atij 3 mije euro i duhen vec per lende narkotike Tani i bie qe ose Rama ka genjyer ne deklarimin e pasurise ose te gjitha keto harxhime i paguan Linda Xhillari-Rama me priken e fituar ne projektet e bashkise Tirane. Se shpejti do te dalin te reja per pajen e Lindes pas nje investigimi per transparence ne drejtim te se kaluares se saj ne Agjencine e Privatizimit Tirane.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›