Rama ne vend te transparences presion mbi qeverine

Rinisja e protestave ne tetor nga ana e opozites tashme nuk duket me si alternative per te zbardhur transparencen e zgjedhjeve te kaluara por thjesht si mjeti i vetem i presionit per te larguar Kryeministrin Berisha. Ne Peshkopi kryetari i PS-se Edi Rama ritheksoi se transparenca e zgjedhjeve te 28 qershorit mbetet kauze e patjetersueshme por duke shtuar se nese nuk do te kete marreveshje per transparencen opozita do tu rikthehet protestave sic vendosen ne mesjave kreret e saj. Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama beri thirrje nga Peshkopia per protesta masive ne te gjithe vendin duke u shprehur se jane e vetmja menyre per te larguar Kryeministrin Berisha nga qeveria. Vendi eshte i zhytur thelle ne nje krize demokracie dhe papunesia ka arritur shifren 1 milion persona. Vetem keto fakte mjaftojne per permbysjen e kesaj qeverie prandaj le te ngrihemi ne kembe dhe te protestojme ndaj ketij kryeministri borxhli - tha Rama. Kryesocialisti iu kunderpergjigj edhe Ilir Metes dhe mohoi ti kete ofruar atij postin e Kryeministrit ne kembim te rrezimit te koalicionit PD-LSI. ndrra e Ilir Metes per tu bere Kryeminister eshte e njohur nga te gjithe. Edhe gatishmeria e tij per te bere gjithcka per tia arritur ketij qellimi njihet. Per kete ai shet Dritan Priftin sikur ai i ben propozim nga ana ime dhe pastaj ua tregon shqiptareve jo sikur e ka pare ne enderr por sikur ka ndodhur ne te vertete - tha Rama. Gjate takimit te zhvilluar ne Peshkopi me anetaret e majte Rama foli edhe per kasat fiskale duke qene dakord me venien e tyre por me nje cmim me te ulet. Jemi dakord me venien e kasave fiskale pasi ato jane teper te domosdoshme. Por problemi lidhet me cmimin e tyre te larte qe nuk gjendet ne asnje vend tjeter te botes. Kasat jane shenje e qarte e korrupsionit qeveritar sepse kjo e fundit eshte e perfshire ne rritjen e cmimit te tyre - u shpreh Rama. Ne fund te fjales se tij Rama iu rikthye diskutimit per krizen ekonomike dhe per borxhin publik te cilat sipas tij tregojne se kjo qeveri dhe Kryeministri i saj duhen rrezuar. Vendi yne nuk qeveriset por sundohet nga korrupsioni.