E Diel, 1 Nëntor 2026

Transparencë në Shtëpinë e BardhëNga “New York Times”Transparenca nuk shfaqet lehtë në Uashington, ku ata që bëjnë marrëveshje e kërkojnë ndere, pëlqejnë të punojnë në hije, por administrata Obama po hedh një hap të madh për të qenë e hapur me urdhri

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Transparencë në Shtëpinë e BardhëNga “New York Times”

Transparenca nuk shfaqet lehtë në Uashington, ku ata që bëjnë marrëveshje e kërkojnë ndere, pëlqejnë të punojnë në hije, por administrata Obama po hedh një hap të madh për të qenë e hapur me urdhrin për të publikuar në internet mijëra vizitorët e Shtëpisë së Bardhë çdo muaj.

Dick Cheney ndërhyri në ruajtjen e sekretit të Shtëpisë së Bardhë, kur ishte zëvendëspresident, rasti më i njohur është mospranimi i tij për të bërë të njohur emrat e bosëve të korporatave që e vizitonin për të krijuar politikat energjitike. Por edhe administrata Clinton po kaq e mbyllur ishte në lidhje me mbledhësit e fondeve dhe të tjerë vizitorë të preferuar.

Politika kërkon publikimin rutinë të vizitave të shërbimeve sekrete tre ose katër muaj pas vizitave në Shtëpinë e Bardhë. Publikimi do të ketë emrin e vizitorit, kush e organizoi takimin, ku u organizua dhe sa zgjati.

Do të ketë përjashtime për arsye të sigurisë kombëtare dhe vizitorëve të veçantë, si për shembull dikush që konsiderohet, pa zhurmë, të jetë kandidat për Gjykatën e Lartë. Por presidenti Obama po u premton qytetarëve t’i informojë për “zërat që dëgjohen në procesin e krijimit të politikave”.

U desh sfida në gjykatë nga një grup mbikëqyrësish, Qytetarët për Përgjegjësi dhe Etikë në Uashington, për t’i kujtuar administratës së Obamës premtimet e fushatës për një epokë të re hapjeje. Pas një rishqyrtimi, presidenti urdhëroi hapjen. Shpresojmë që Shtëpia e Bardhë të ketë synim shpejtësinë që emrat të kenë lidhje me çështjet në diskutim. Por kjo administratë është në rrugë të mbarë të bëhet më e hapura në kohët moderne, me iniciativa të tilla si Data.gov në internet për të mundësuar qytetarët të kenë njohje me masa të mëdha informacioni të agjencive federale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›