E Shtunë, 31 Tetor 2026

Senati amerikan miraton sanksione te reja ndaj bankes qendrore te Iranit

Senati i Shteteve te Bashkuara miratoi njezeri venin e sanksioneve te reja kunder Iranit per shkak te programit kunderthenes berthamor te ketij te fundit.

Ligjvenesit votuan 100 me zero mbreme ne favor te mases qe ka per qellim izolimin dhe bllokimin e bankes qendrore te Iranit. Ne baze te ligjit te miratuar do te ndalohet ne tregurn amerikan cdo biznes apo institucion financiar qe ka lidhje me banken qendrore te Iranit.

Votimi i mbremshem iu shtua votimit per nje projektligji me te gjere per shpenzimet e mbrojtjes por ai ndesh ne pengesa te tjera dhe ndoshta ne veton e Presidentit Barak Obama per ceshtje qe nuk kane te bejne me Iranin. Shtepia e Bardhe i ka kritikuar sanksionet duke thene se ato mund te rezultojne ne ndeshkimin e aleateve amerikane dje mund te dobesojne mbeshtetjen nderkombetare per perpjekjet kunder programit berthamor te Iranit.

Me heret dje Bashkimi Evropian shtoi presionin ekonomik ndaj Iranit. Diplomatet thone se 180 zyrtare dhe kompani iraniane do te preken nga sanksionet e reja. Ata rane gjithashtu dakord per te shqyrtuar masa te tjera ndeshkuese ne te ardhmen kunder transporteve te Iranit dhe sektoreve jetike te energjise.

Fuqite perendimore dyshojne se Irani po perpiqet te ndertoje arme berthamore megjithese Teherani ka thene se programi i tij berthamor ka qellime paqesore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›