Studim për të prekurit nga skleroza
Një studim i mirëfilltë për të nxjerrë shpeshtinë e sëmundjes së sklerozës (alzajmerit). Ministria e Shëndetësisë synon të grumbullojë të dhëna të sakta e më pas të ndërhyjë. Sipas specialistëve, kjo sëmundje prek më tepër moshën e tretë, e cila përbën rreth 1/4 e popullsisë shqiptare, ndaj dhe frekuenca e saj, mendohet të jetë më pak më e vogël se në Evropë, ku mosha e tretë përbën rreth 1/3 e popullsisë. “Nuk kemi një numër të saktë pacientësh, ndaj dhe kemi nisur studimin në fjalë, mbi bazën e të cilit do të përgatisim dhe planin konkret të veprimit”, sqarojnë specialistët e Ministrisë së Shëndetësisë. Rreth 18 milionë njerëz në botë vuajnë nga alzajmer-i, sëmundje që prek trurin, sulmon kujtesën, gjykimin dhe aftësinë e të menduarit, ndërsa nuk ekziston ende ndonjë mënyrë trajtimi për ndaljen e përparimit të saj.