E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prindërit që dhunojnë fëmijët, do t’u hiqet e drejta e rritjes

 

Prindërve që dhu-nojnë fëmijët, i trafi-kojnë apo i detyrojnë të lypin do t’u hiqet e drejta e për rritjen e tyre. Ata do të kenë mundësi të bëjnë një jetë të re, nën kujdestarinë e një familjeje tjetër. Këtë synon strategjia e Ministrisë së Punës, për të mbrojtur të vegjlit që abuzohen. Faza e parë e saj do të nisë në Tiranë dhe Shkodër, ku do të monitorohen 80 fëmijë. Sipas strategjisë, ndarja përfundimtare e fëmijëve nga familja biologjike do të bëhet me vendim gjykatë. Në fazën pilot, familjet kujdestare, të cilat do të jenë në monitorim nga ekspertët do të mbështeten edhe financiarisht nga strukturat shtetërore. Ministria e Punës mblodhi dje në një tryezë të përbashkët të gjithë aktorët dhe faktorët, që do të zbatojnë Strategjinë e Kujdestarisë për Fëmijët në Nevojë. Grupet e fëmijëve, që do të përfshihen janë: fëmijët e familjeve më të varfra, të cilët jetojnë me ndihmë ekonomike, fëmijët që u mungon kujdesi prindër. Kujdestaria, si shërbim alternativ që i ofrohet fëmijës, që jeton në familje me probleme ekonomike dhe sociale ose fëmijës të lindur jashtë martese. Vendosja e tyre në familje që i mirëpresin dhe kanë dëshirë të jetojnë me ta, për aq kohë sa familjet dhe prindërit e tyre të zgjidhin problemet, është e përshtatshme dhe ndihmon për t’iu rikthyer fëmijëve atmosferën e jetesës në një familje normale. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›