E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulet roaming. BE rregulla per sherbimin celular

Bashkimi Europian ka propozuar rregulla të reja për të reduktuar diferencën e tarifave celulare kur i përdor brenda vendit dhe jashtë vendit, i njohur ndryshe si shërbimi roaming. Komisioni Europian njoftoi se do të kërkojë të shkurtojë koston e këtij shërbimi, për qytetarët që telefonojnë, dërgojnë mesazhe apo shkarkojnë të dhëna ndërsa udhëtojnë në Europë.

Çmimet e reja mund të hyjnë në fuqi brenda korrikut 2014,  kur klientët e telefonisë celulare do të mundin të ndajnë kontratat për brenda dhe jashtë vendit. Ata do të mundin të përdorin të njëjtin numër, por do të kenë mundësi të ndryshojnë operatorin në nje vend tjetër nëse ai ofron marrëveshje më të lira për internetin apo për të shkarkuar muzikë dhe fotografi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›