E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanada, plan për sulm terrorist ndaj një treni pasagjerësh

OTAVA- Dy personat e arrestuar, të cilët planifikonin një atentat në Kandada, kishin synim një tren pasagjerësh në rajonin e Torontos, njoftoi policia vendase.

"Dy të dyshuarit, Chiheb Esseghaier dhe Raed Jaser u akuzuan për atentat terrorist", theksuan burime nga policia, në një konferencë shtypi.

Disa arrestime janë kryer si pjesë e një operacioni policor, që kishte si synim eliminimin e një rrjeti terrorist, që planifikonte një atentat në Kanada, bënë të ditur burime mediatike vendase.
Sipas rrjetit televiziv kanadez "CBC", ky sulm nuk kishte lidhje me atentatin e Bostonit, që shkaktoi një javë më parë, tre të vdekur dhe rreth 180 të plagosur.

Rrjeti televiziv "CBC" theksoi se një operacion policor kishte çuar në disa arrestime.

Sipas rrjetit publik vendas, ky operacion është rezultat i një hetimi, që ka zgjatur më tepër se një vit në bashkëpunim me FBI-në.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›