E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, dënohet me vdekje atentatori i Bostonit

UASHINGTON- Djokhar Tsarnaev, i dyshuari për atentatet gjatë maratonës në Boston, u akuzua sot për përdorim të një "arme të shkatërrimit në masë" dhe është dënuar me vdekje, njoftoi Departamenti amerikan i Drejtësisë.

Akuza, që i është lexuar në shtratin e tij në spital, njofton përdorimin e një arme të shkatërrimit në masë kundër qytetarëve të SHBA-së.

Ai është akuzuar gjithashtu për shkatërrim me paramendim të pronave të SHBA-së me anë të një mekanizmi shpërthyes, sipas komunikatës nga Departamenti amerikan i Drejtësisë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›