E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afro 13 mije emigrante ne 12 ore

Mengjesi i djeshem ne doganen e Kakavijes ka shenuar shifra rekord per numrin e emigranteve qe kane hyre ne Shqiperi nga kjo pike kufitare. Vargani i automjeteve te tyre ka filluar t'i afrohet tokes shqiptare qysh ne oren 03:00 te mengjesit te djeshem per te vijuar pareshtur edhe gjate oreve te mesdites. "Vetem gjate 12 oreve te fundit nepermjet doganes se Kakavijes kane hyre nga Greqia ne drejtim te Shqiperise 13 mije emigrante", thote komandanti i ketij stacioni kufitar, Zijadin Allaraj. Nderkohe, dyndja e kembesoreve eshte shoqeruar me nje numer te madh automjetesh private dhe autobuseve qe udhetojne ne drejtim te qyteteve dhe zonave te ndryshme te vendit.
Drejtuesit e policise se Kakavijes thone se "gjate kontakteve qe kane pasur me homologet greke, keta te fundit kane garantuar nje pune maksimale per te shmangur radhet e pritjes se emigranteve". "Me gjithe fluksin e renduar puna ne doganen greke eshte nderprere vetem 20 minuta gjate nderrimit te turneve te kontrolloreve per te vijuar serish me ritme maksimale", thote Allaraj. Per te perballuar pa probleme fluksin e renduar te levizjes se emigranteve, dogana greke punon me 7 sportele. Nderkohe efektivat shqiptare te Kakavijes vazhdojne te jene ne gatishmeri per te shmangur radhet e pritjes se automjeteve ne token shqiptare. Aktualisht ne doganen shqiptare funksionojne 15 sportele kontrolli. "Ne disa raste, ne kemi vendosur ne dispozicion te automjeteve per hyrjet ne Shqiperi edhe korsite e daljes se doganes", thote komandanti Allaraj. Blerim Kore
Risia
Lajmet per fluksin mbushin autobuset
Deri mesditen e djeshme kane lene pas traun e doganes greke me destinacion token shqiptare 2800 automjete dhe 70 autobuse udhetaresh. "E vecanta e dites se djeshme, thote komandanti Allaraj, eshte se eshte rritur ndjeshem numri i autobuseve te udhetareve si edhe numri i emigranteve qe udhetojne me to ne drejtim te vendlindjes". "Ditet e fundit pashe ne televizor se kishte radhe automjetesh ne Kakavije keshtu qe vendosa ta bej rrugen me autobus", thote Arjan Kane, nje emigrant nga Lushnja, i cili se bashku me familjen e tij per te shmangur radhet e pritjes se automjeteve udhetonte me autobus per te te afermit e tij.
Fluksi rendon Tri Urat dhe Sopikun
Nje fluks i renduar i levizjes se automjeteve dhe emigranteve eshte konstatuar edhe ne pikat e tjera doganore ne kufirin jugor mes Shqiperise dhe Greqise. Sipas zedhenesit te policise se Gjirokastres, Gentian Mullai, "gjate fundjaves nje fluks te madh te levizjes se kembesoreve dhe automjeteve ka pasur edhe ne doganen e Tri Urave ne Permet. Vetem gjate mengjesit dhe mesdites te se dieles nepermjet kesaj dogane hyne ne Shqiperi 2 mije persona dhe 600 automjete. Nje numer i konsiderueshem pasagjeresh dhe mjetesh kane hyre ne Shqiperi edhe nga dogana e Sopikut, ne rrethin e Gjirokastres.
B.K

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›