Transportet: Asgjë e rëndësishme nuk ka ndodhur në Thirrë
Ministria e Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacioneve sqaroi dje përmes një deklarate për shtyp Partinë Socialiste mbi shembjet e tavanit të njërit prej tuneleve në segmentin Rrëshen-Kalimash, duke e cilësuar ngjarjen si diçka të zakonshme.
"Më datë 5 nëntor, rreth orës 10.00, në galerinë jugore të tunelit ka ndodhur një rënie e masivit shkëmbor si pasojë e fenomeneve gjeologjike të strukturës shkëmbore. Asnjë nga punonjësit e kompanisë nuk është dëmtuar dhe nuk ka pasur dëme në mjete", deklaroi dje pasdreke zëdhënësja e ministrisë, Arminda Qylafku.
Në mesditë, zëdhënësja e Partisë Socialiste, Armela Ymeraj, pyeti publikisht ministrin Olldashi se çfarë kishte ndodhur në tunel. Tubi verior i tunelit të Thirrës qëndroi i hapur për qarkullimin e makinave për pesë muaj dhe u mbyll më 11 tetor për vijimin e punimeve. Sipas qeverisë, mbyllja e tunelit verior u bë si pasojë e një mase shkëmbore të paqëndrueshme që po krijonte presion. Tuneli jugor u gërmua ngadalë me qëllim që të mos krijohej presion mbi tunelin verior, i cili gjendet vetëm disa dhjetëra metra më larg.
Media raportoi me bollëk gjatë ditëve të fundit se në një nga tubat e tunelit të Thirrës, ka pasur shembje masive që pasuan lëkundje toke të ngjashme me një tërmet. Njëra prej mediave raportoi se në malin mbi tunel një shtëpi rrezikonte të shembej. Kompania sipërmarrëse "Bechtel-Enka" dhe qeveria thanë se ka pasur rënie gurësh nga tavani.
"Ne kemi informuar publikun për mbylljen e rrugës për punime të mëtejshme në të dy galeritë e tunelit. Rënia e masivit shkëmbor ka ndodhur në galerinë jugore. Kjo galeri nuk ka qenë asnjë ditë e hapur për trafikun rrugor", deklaroi Ministria e Transporteve duke hedhur poshtë akuzat për hapje të tunelit për qarkullim në mungesë të kushteve të sigurisë.
"Fenomene të tilla janë frekuente në punimet në tunele. Rrjedhimisht situata nuk paraqet asnjë rrezikshmëri, pasi tuneli, sikurse ju kemi njoftuar më parë, do të hapet vetëm pasi të jenë përfunduar të gjitha punimet".
Kompania sipërmarrëse "Bechtel-Enka" nisi hapjen e tunelit pas një studimi gjeologjik që vlerësoi se një pjesë e madhe e punimeve do të kryhej në terren shkëmbor të qëndrueshëm. Por gjatë punimeve rezultoi se terreni i qëndrueshëm qe shumë më pak nga sa qe parashikuar, gjë që shtoi volumin e punimeve dhe koston e tunelit.
Sipas kontratës, rruga duhej të qe përfunduar së ndërtuari në qershor të këtij viti, ndërsa sipas kompanisë "Enka", punimet do të vijojnë deri në qershor të vitit të ardhshëm. Rruga ka kushtuar shumë më tepër nga kontrata paraprake prej 418 milionë eurosh, kryesisht si pasojë e rritjes së volumit të punimeve të llogaritur paraprakisht.