Imeraj: Olldashi të sqarojë çfarë ndodhi në Thirrë
Partia Socialiste përsëriti dje për herë të dytë brenda dy ditëve kërkesën e saj për ministrin Olldashi për të bërë transparencë të plotë mbi ngjarjen në tunelin Thirrë-Kalimash. Përmes zëdhënëses Armela Imeraj, PS i kërkoi qeverisë të informojë publikun mbi shembjen e raportuar në media në tunelin jugor dhe problemet teknike të hasura në ndërtimin e kësaj vepre të mbuluar nga akuza për keqpërdorime dhe tejkalime kostosh.
"Ministri Olldashi që është personi direkt përgjegjës për këtë çështje nuk ngurron të dalë e të flasë mbi gjithçka, madje edhe për lulishtet në Tiranë dhe hesht për një prej detyrave kryesore të tij. Ne sot vazhdojmë t‘i kërkojmë ministrit të zbardhë çfarë fshihet pas ngjarjes në tunelin e Kalimashit", tha dje Imeraj, e cila shtroi tri pyetje për Olldashin:
Çfarë ka ndodhur në brendësi të këtij tuneli?
Cilët janë shkaktarët? Sa e rrezikshme është situata?
Cilat janë kostot? Sa do të vazhdojë kjo gjendje?
"I kërkojmë ministrit Olldashi të bëjë detyrën e tij ndaj qytetarëve, një detyrim kushtetues ky për informimin e opinionit publik mbi këtë ngjarje të rëndë në tunelin Thirrë-Kalimash", tha Imeraj.