E Shtunë, 31 Tetor 2026

Transporti, drejtuesit e autobusëve interurban:Po falimentojmë

Drejtuesit e autobuseve interurban shprehen se konkurenca e pandershme po i çon drejt falementimit. Sipas shoferëve, indiferenca e organeve kompetente lidhur me konkurencën e pandershme, po falimenton aktivitetin e autobusëve të licensuara . Ata janë detyruar të ulin çmimin e biletave vetëm për të tërhequr klientet , por sipas tyre as kjo nuk ka pasur ndonjë ndikim , sepse shpesh herë ata detyrohen të udhëtojnë edhe me dy ose tri pasagjerë . Një çështje tjetër , që i shqetëson ata është edhe çmimi i karburanteve . Sipas drejtuesve të autobuzave ndërqytetas çmimi i ulet i biletave dhe çmimi i lartë i karburanteve , është një arsye tjetër që ata poi varfëron më shumë. Krerët e sindikatave të shoferëve janë çuar disa herë në protesta dhe në grevë urie per realizimin e kerkesave te tyre , por nuk është dhënë ndonjë zgjidhje konkrete.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›