E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshohet teza e provimit të matematikës

Testi i matematikës është ndryshuar vetëm pak orë para fillimit të provimit të lirimit. Sikurse pritej, specialistët e AVA-s, nxorën momentet e fundit një test rezervë për nxënësit e klasave të nënta, pasi ai i paracaktuari për këtë provim të dytë lirimi ka qarkulluar lirshëm nëpër duart e nxënësve, bashkë me zgjidhjet përkatëse. Sipas Fatmir Vejsiut, drejtorit të arsimit parauniversitar në ministrinë e Arsimit, rrjedhja e sekretit të provimit, nuk u bë shkak për pengimin e zhvillimit të tij në kohë. Sipas Vejsiut, së shpejti prokuroria do të nisë hetimet për të gjetur përgjegjësin e kësaj ngjarje. Ngjarja më shumë se mbi këdo tjetër, ka rëndua mbi shpinën e nxënësve, të cilët duket s kanë pasur përpara vetes një test mjaft të vështirë. Madje, këtë disa prej prindërve të tyre e kanë cilësuar si terror të ushtruar mbi fëmijët. Provimit të dytë të lirimit i janë nënshtruara mbi 52 mijë nxënës në të gjithë vendin. Me kalimin e këtij testi, ata sigurojnë dëftesën e lirimit në përfundim të klasës së nëntë, dhe u jepet e drejta të vijojnë studimet në gjimnaz.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›