E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Transporti publik në vështirësi për shoferë

Mungesa e fuqisë punëtore po ndjehet edhe në sektorin e transportit publik. Me njohjen e patentave shqiptare në Gjermani, mjaftë shoferë kanë zgjedhur këtë vend perëndimor për të emigruar për një jetesë më të mirë. 

Zihni Pula është një prej shofereve të linjës së Kamzës. Ai thotë se për shkak të mungeses së shoferëve, edhe dita e tij e punës është më e ngarkuar. “Prej 9 vitesh jam shofer urbani. Kemi patur shumë ngarkesë këto kohë. Ka shoferë që janë larguar jashtë vendit për kushte dhe pagesë më të mirë” thotë ai. 

Operatorët e trasportit publik thonë se është bërë e vështirë të gjesh fuqi punëtore. “Nëse deri para 5-6 vitesh për një vend pune shofer kishim 10 aplikime, sot për 10 vende pune mezi kemi një aplikim. Janë 500-600 vende pune të lira për shofer” thonë nga shoqata e trasportit publik.

Ndër arsyet kryesore të largimit të fuqisë punëtore janë pagat e ulta.  “Paga duhet të shkojë të paktën 900 mijë lekë të vjetra, nga 500 mijë që është mesatarisht tani” thotë kjo shoqatë.

Sektori i transportit publik vijoj të jetë në vështirësi financiare që nga koha e pandemisë, çka mund ta detyrojë shoqatën e transportit të kërkoj indeksim të çmimit të biletës. 

Gazetare Albana Agolli

/ rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›