Monti fajëson Francën e Gjermaninë për krizën në eurozonë
Kryeministri Italian, Mario Monti, ka fajësuar ekonomitë numër një dhe dy të eurozonës, Francën dhe Gjermaninë, për krizën e financave në grup. Ndërsa deklaroi se kriza në eurozonë është pothuajse drejt fundit dhe se Italia ka kontribuar për ti dhënë fund përkeqësimit të situatës, Monti tha para gazetarëve në Tokio, Japoni, se për shkak se dy lojtaret më të mëdha të eurozonës nuk i kishin respektuar rregullat fiskale, ato kishin dhënë një shembull të keq për pjesën tjetër të kontinentit. Sigurisht, nëse prindërit e eurozonës shkelin rregullat, ju nuk mund të prisni që vende të tilla si Greqia, tu përmbahen atyre, tha Monti. Deri tani, deklarata nuk ka marrë reagime nga zyrtarët e këtyre vendeve.