E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trashëgimia kulturore e popujve europianë

Java e aktiviteteve

Ka nisur në Durrës “Java Europiane”. Në kuadër të kësaj jave do të organizohen aktivitete, që të mundësojnë një njohje më të mirë të komuniteteve në qytete, fshatra me Bashkimin Europian,
ky si një partneritet unik ekonomiko-politik mes vendeve demokratike europiane. Nga data 3 deri më 9 maj njësitë e pushtetit vendor, në Qarkun e Durrësit do të promovojnë trashëgiminë historiko-kulturore të popujve europianë, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe BE-së, si dhe të zgjerojnë përmes fletëpalosjeve nivelin njohës të popullatës për strukturat e BE-së dhe progresit të vendeve të bashkimit ku aspirojmë prej afro 2 dekadash të integrohemi. Në plazhin e Durrësit u zhvillua një seminar me temë “Dialogu ndërkulturor, parim bazë i qytetarisë demokratike dhe integrimit europian” në kuadër të projektit “Durrësi - Rajon Europian” që mbështetet nga këshilli i qarkut, bashkitë dhe komunat kryesore të Durrësit e Krujës dhe i hap rrugë festimit të Ditës së Europës. Gjatë kësaj jave do të shfaqet dhe pritshmëria e qytetarëve të qarkut nga anëtarësimi i vendit tonë në BE dhe ndikimi në zhvillimin rajonal.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›